Anësori i Llapit, Adem Maliqi, ka vazhduar kontratën e tij me Llapin, gjë që e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim të fundit në Facebook klubi i Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Adem Maliqi, i cili ka rinovuar kontratën me llapjanët deri më 2024.
Më tutje thuhet se klubi është duke vazhduar të punoj intensivisht në rinovimin e kontratave me futbollistët kryesor të ekipit.
Maliqi ishte transferuar vitin e kaluar në Podujevë nga skuadra e Feronikelit. Ai në 40 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar me Llapin ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar dy asistime.