AKTUALE

    Mesfushori kuqezi gjen golin në Turqi, realizon një perlë nga goditja e dënimit

    May 9, 2022

    Zyrtare: Skuadra e madhe shqiptare bie nga liga

    May 9, 2022

    Etrit Berisha zbulon sekretin e penalltisë së pritur ndaj Insignes

    May 9, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Zyrtare: Skuadra e madhe shqiptare bie nga liga
    Shqipëria

    Zyrtare: Skuadra e madhe shqiptare bie nga liga

    By V.IMay 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 me Dinamon. Korçarët në fakt ishin duke marrë një fitore deri në minutën e 90-të falë golit të Berishës, por një penallti e akorduar në fund nga arbitri Enea Jorgji pas edhe ndërhyrjes së VAR-it dhe e shndërruar në gol nga Sabien Lilaj bëri që në fund bardhekuqtë të dilnin kokëulur nga stadiumi i Kamzës.

    Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, gjenden po minus nëntë pika nga Egnatia e vendit të tetë. Sa i takon kronikës së ndeshjes me Skënderbeun, në fraksionin e parë, Dinamo ishte më kërkuese dhe pati mundësitë e saj me anë të Ibraimit dhe Reginaldos.

    Ndërsa nuk mungoi edhe Imami me kokë, por portieri Rexhepi tregoi një formë të shkëlqyer. Sa i takon fraksionit të dytë, rastin e parë e patën korçarët në minutën e 70 me anë të Berishës i cili nuk kishte fatin në anën e tij dhe u ndal nga traversa. Gjithsesi, në të 83-tën, Berisha gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur nga fare pranë portierin Simoni i cili nuk kishte shumë për të bërë.

    Ndërkaq, Dinamo provoi të reagonte me Reginaldon por sulmuesi gaboi shënjestër dhe në fund. Megjithatë, penalltia në fund ndryshoi gjithçka me Dinamon që ende është pjesë e Superiores (ka edhe një ndeshje direkte me Egnatian të cilën duhet ta fitojë me dy apo më shumë gola diferencë) ndërsa Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të rikthehet në inferiore.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    2 bileta për finalen e Conference League në “Air Albania” 10 mijë euro (foto)

    May 9, 2022

    Shehi nuk vazhdon kontratën me Tiranën, a po vjen tek Gjilani?

    May 9, 2022

    FFK dhe FSHF ndihmojnë njëra-tjetrën me VAR në tri xhirot e fundit

    May 8, 2022

    Zbulohet shifra e majme që përfitoi Tirana nga titulli kampion

    May 8, 2022
    AKTUALE

    Kapiteni i Dukagjinit flet për ndeshjet që e presin Dukagjinin

    May 9, 2022

    Ilir Daja ua vazhdon “agjerimin” trajnerëve të Kosovës, afër gjysmë dekade pa “shijuar” titullin

    May 9, 2022

    Ikonat e Besës së Pejës flasin për gjendjen e klubit pas rënies në Ligën e Dytë

    May 9, 2022

    Shpërthen Krasniqi: Mjerim që Prishtina lufton për mbijetesë në 100-vjetorin e themelimit, e ndërroj kanalin kur i shoh në TV!

    May 9, 2022
    TË TJERA

    Mesfushori kuqezi gjen golin në Turqi, realizon një perlë nga goditja e dënimit

    May 9, 2022

    Zyrtare: Skuadra e madhe shqiptare bie nga liga

    May 9, 2022

    Etrit Berisha zbulon sekretin e penalltisë së pritur ndaj Insignes

    May 9, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.