Trajneri Zekerija Ramadani nuk do të jetë më trajner i Egnatias. Ishte vetë trajneri Ramadani që konfirmoi gjithçka, duke shkruar: “Të dashur miq! Doja të ju informoj sot përfundimisht se mbyllëm bashkëpunimin me KF EGNATIA. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë siguruam edhe një sezon Superioren.
Dua që t’i falënderoj të gjithë që ishin me mua në këtë rrugëtim, duke filluar nga punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë aritje.
Falemnderit edhe “Ultras Egnatia” për mbështetjen që na dhuruat. Faleminderit presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit. Suksese në kampionatin e radhës Egnatia”, shkroi Ramadani.