𝗠𝗮𝗯𝗲𝘁𝗲𝘅 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗙𝗖 në futsall, zyrtarizon portierin e Kombëtarës së Kosovës: 𝘉𝘈𝘑𝘙𝘈𝘔 𝘙𝘈𝘔𝘈𝘋𝘈𝘕𝘐 për edicionin 2022/2023!
Klubi i kryeqytetit, ka arritur marrëveshje me portierin Bajram Ramadani i cili deri me tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga Podujeva FC BB Llapi.
Ramadani, ishte pjesë e skuadrave si FC Besa nga Peja dhe FC Liburn nga Gjakova dhe FC Lllapi, po ashtu reprezentues i Kombëtarës së Kosovës në Futsall, duke u konsideruar si një ndër portierët më të mirë në vend!
“Klubi i kryeqytetit , i uron mirëseardhje në shtëpinë e kampionëve duke i dëshiruar shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftim.