Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne!
Klubi i KF Llapit e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa.
Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubinpër 3 vitet e ardhshme.
Mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.
“Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik”, thuhet në njoftimin e Llapit.