FC Malisheva ka kompletuar transferimin e parë në merkaton verore.
Fiton Hajdari është përforcimi Malishevës, i cili vjen nga radhët e Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.
“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Fiton Hajdarit nga SC Gjilani. Mirësevjen Fiton”, thuhet në prezantimin e tij.
Klubi i Malishevës nuk ka dhënë detaje të tjera në prezantimin e tij, dhe nuk dihet kohëzgjatja e kontratës me Hajdarin.
Sulmuesi anësor në tri vitet e fundit ishte pjesë e kuqebardhëve të Gjilanit, ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë te Malisheva.