Refer nga Irlanda për ndeshjen Ballkani – Zalgiris.
UEFA ka publikur gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjet e raundit të parë në kualifikimet për Champions League.
33 vjeçarit, Robert Harvey i është deleguar ndeshja që do zhvillohet në “Fadil Vokrri” mes Ballkanit dhe Zalgiris.
Për irlandezin kjo nuk do jetë hera e parë në tokë shqiptare sepse vitin e kaluar kishte ndarë drejtësinë në duelin Vllaznia – AEL (0:1).
Harvey këtë sezon ka referuar në 17 ndeshje duke ndarë 92 kartonë të verdhë, katër të kuq dhe katër penallti.