Dinamo qëndron në vendin e parafundit në klasifikimin e Superligës dhe vetëm matamatika e mban në garë për elitën.
Me gjasë Blutë janë në Kategorinë e Parë sezonin që vjen, duke hedhur poshtë një investim kolosal të presidentit Bardhi.
Sipas Supersport, buxheti i Dinamos për këtë sezon ka qenë 1.1 milionë euro, që duhet thënë se kanë shkuar dëm.
Tre trajnerë të ndërruar nuk i kanë bërë “derman” Nëndetëses, që erdhi me ojektivin titull pas nëntë vitesh mungesë në elitë.
Tanimë skuadra do duhet të nisë një revolucion, me presidentin Bardhi që ka dhënë sinjale se nuk do dorëzohet duke provuar ngjitjen dhe më pas një tjetër rrugëtim në Superligë.