Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj, përcjell Gazeta Express.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Kurse ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj.
Ndeshja që do të caktojë skuadrën pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar, do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.