AKTUALE

    Arb Manaj arrin marrëveshje me gjigantin kroat

    July 13, 2022

    Tifo-grupi malazez provokon para nisjes për në Kosovë, “Unë po shkoj nëpër Serbi”

    July 13, 2022

    Blick: Kujdes, Kosovare Asllani i ka rrënjët në Ballkan

    July 13, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Ylli i Ballkanit kërkon falje për shanset e huqura dhe eliminimin
    Futbolli vendor

    Ylli i Ballkanit kërkon falje për shanset e huqura dhe eliminimin

    By FFKJuly 13, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1 nga Zalgirisi.

    Skuadra nga Suhareka barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” dhe në sfidën kthyese u mposhtën me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

    Në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë, skuadra e trajnerit Ilir Daja pati shumë raste për të shënuar më tepër gola, por ato nuk u konkretizuan dhe njëri nga lojtarët që humbi më shumë mundësi, ishte sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi.

    Pikërisht për këto lëshime, Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, ku ka thënë se është shumë i zhgënjyer dhe i vetëdijshëm për rastet e humbura, por ka thënë se do të vazhdojë të jap maksimumin ne ndeshjet e ardhshme.

    Ja postimi i plotë i Krasniqi:

    Te dashur qytetar të Suharekës, tifoz te Fc Ballkanit dhe ju futbolldashës të Kosovës.

    Zhgënjimi nga mos suksesi nga rrethi i parë eliminues i Champions League kundër ekipit Zalgiris është shumë i madh si nga ekipa në tërësi ashtu edhe ne aspektin personal.

    Unë në veçanti duke i ditur pritshmëritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje duke u bazuar në një sezon qe posa mbaruam me suksese duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, ndjej përgjegjësi të konsiderueshme për këtë eliminim duke i marr për bazë rastet që më janë shfaqur gjate ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita t’i konkretizoja pavarësisht qe askush nuk do të donte më shumë se unë.

    Udhëtimi ynë vazhdon në Evropë dhe ju premtoj që sukseset për ne nuk mbarojnë këtu, do të vazhdojmë më të uritur e më të motivuar që të përfundojmë këtë kampanjë evropiane me sukses historik në fund. Ju dua e përsëri ju kërkoj falje përzemërsisht.

    Aventurën evropiane Ballkani do ta vazhdojë në Ligën e Konferencës.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Arb Manaj arrin marrëveshje me gjigantin kroat

    July 13, 2022

    Skuadrat kosovare të fuqishme në ‘Fadil Vokrri’, zhgënjyen në udhëtim

    July 13, 2022

    Lutfi Haziri tifoz i madh i Dritës, e përcjell ndeshjen nga afër dhe shkruan fjalë të mëdha pas fitores

    July 13, 2022

    Driton Latifi: Drita i dha dritë futbollit kosovar në Evropë, Ballkani ishte i dobët

    July 13, 2022
    AKTUALE

    Arb Manaj arrin marrëveshje me gjigantin kroat

    July 13, 2022

    Ylli i Ballkanit kërkon falje për shanset e huqura dhe eliminimin

    July 13, 2022

    Skuadrat kosovare të fuqishme në ‘Fadil Vokrri’, zhgënjyen në udhëtim

    July 13, 2022

    Lutfi Haziri tifoz i madh i Dritës, e përcjell ndeshjen nga afër dhe shkruan fjalë të mëdha pas fitores

    July 13, 2022
    TË TJERA

    Tifo-grupi malazez provokon para nisjes për në Kosovë, “Unë po shkoj nëpër Serbi”

    July 13, 2022

    Blick: Kujdes, Kosovare Asllani i ka rrënjët në Ballkan

    July 13, 2022

    Tifozët e Liverpool tallen keq me transferimim e ri, Darwin Nunez

    July 13, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.