AKTUALE

    Drita skuadër bartëse për raundin e tretë të Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët eventual

    July 16, 2022

    Mobilizohen “Shqiponjat e Zeza”, kundër vizitës së studenteve serb në Prekaz!

    July 16, 2022

    Befasi: Dren Gashi transferohet në Kategorinë Superiore

    July 16, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Xhaka flet për incidentin me tifozët: Copat e xhamit mund t’i ngjitësh, por plasaritjet mbeten aty
    Bota

    Xhaka flet për incidentin me tifozët: Copat e xhamit mund t’i ngjitësh, por plasaritjet mbeten aty

    By FFKApril 14, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Granit Xhaka është rikthyer të flasë për një nga eksperiencat më të këqija të karrierës, episodin e përplasjet me tifozërinë e Arsenalit në nëntor të 2019-ës, teksa zbulon se bëri gati valixhet për t’u larguar nga Londra.

    Mesfushori me origjinë shqiptare, që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ku mban edhe shiritin e kapitenit, deklaron se sa herë që mbyll sytë, ka të freskët kujtimin e atyre njerëzve që e urrenin në atë mënyrë, teksa po shkonte drejt tunelit për në dhomat e zhveshjes.

    “Kur mbyll sytë tani, shoh ato fytyra njerëzish, aq të egërsuar. Nxora pasaportën nga sirtari dhe bëra gati valixhet për t’u larguar. Mendova se eksperienca ime me Arsenalin përfundoi aty”, rrëfen Xhaka.

    Incidenti i përplasjes së tij me tifozët ndodhi në një ndeshje ndaj Crystal Palace, në tetor të 2019-ës, teksa mesfushori shqiptar nuk ngurroi të reagojë ndaj fansave që po e shanin e urrenin në mënyrë masive, kur ishte duke lënë fushën.

    “Sapo isha nisur drejt tunelit kur dëgjova ulërimat dhe nuk ishin thjesht disa djem te cepi, por shumë njerëz. U shokova, pasi nuk kisha përjetuar asnjëherë më parë një situatë si kjo. Ishte urrejtje. Urrejtje e pastër dhe nuk e ekzagjeroj kur them këtë. Këtë nivel urrejtjeje dhe mungese respekti, nuk ia uroj ta përjetojë as armiku im më i keq. Edhe tani, kur humbim e urrej atë rrugën drejt tunelit, pasi janë të njëjtat fytyra, që ulen aty gjithmonë, prej vitesh. Ndaj tani thjesht eci me kokën ulur, pasi e përjetova njëherë furtunën dhe nuk dua një të dytë”, rrëfen Xhaka.

    Një nga kritikat e fansave të Arsenalit për Xhakën, lidhet pikërisht me lojën e tij të ashpër, pasi që kur iu bashkua “topçinjve”, ka dalë 5 herë me karton të kuq, megjithatë mesfushori shpjegon se kjo është mënyra e tij e lojës.

    “Kartonët kanë qenë gjithmonë pjesë e karrierës time, edhe kur isha në Gjermani. Unë nuk jam 50-50, por gjithmonë “all in”, edhe në stërvitje. Por kur godas një kundërshtar me bërryl, jam i pari që i kërkoj ndjesë. Ndërhyrjet me taka? Hajde tani… Futbolli nuk është balet”, shprehet Xhaka.

    Duke u rikthyer te thyerja e raportit me tifozërinë e Arsenalit, mesfushori zbulon se vendosi të qëndrojë vetëm pas një bisede të gjatë me Mikel Artetën, megjithatë pranon se asgjë nuk është më si më përpara.

    “Është si një xham i thyer, pasi ti mund të ngjitësh copat, por plasaritja mbetet gjithmonë aty. Do të doja të kishim një marrëdhënie më të mirë dhe të kuptonim më mirë njëri-tjetrin. Do të doja të trajtonim njëri-tjetrin me respekt dhe ndershmëri. Tani unë për 90 minuta jam Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ndërsa pjesën tjetër të kohës jam një djalë zviceran që jeton në Londër me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij”, shprehet Xhaka.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Drita skuadër bartëse për raundin e tretë të Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët eventual

    July 16, 2022

    Ish-futbolisti i Dritës i shënon gol Baselit në kampionatin zviceran

    July 16, 2022

    Asllani ia bën ‘sefte’ golit tek Interi, ja shënimi i tij ndaj Monacos

    July 16, 2022

    Gol si në futbollin e rrugës: Rebic pason me thembër, Giroud tall portierin

    July 16, 2022
    AKTUALE

    Mobilizohen “Shqiponjat e Zeza”, kundër vizitës së studenteve serb në Prekaz!

    July 16, 2022

    Enis Zabërgja vazhdon “shëtitjen” nëper klubet kosovare

    July 16, 2022

    Dy ndeshje me Prishtinën, ja lojtarët e preferuar tek Munishi në formacion startues

    July 16, 2022

    Skender Shengyli i kundërpërgjigjet Qemal Krasniqit: Nuk i kam thënë vetës legjendë, por më thotë e gjithë Kosova

    July 16, 2022
    TË TJERA

    Drita skuadër bartëse për raundin e tretë të Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët eventual

    July 16, 2022

    Befasi: Dren Gashi transferohet në Kategorinë Superiore

    July 16, 2022

    Ish-futbolisti i Dritës i shënon gol Baselit në kampionatin zviceran

    July 16, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.