Paris Saint-Germaini regjistroi edhe fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, duke iu afruar kështu edhe më shumë titullit të kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino shënoi fitore në 2:1 derbin ndaj Marseilles, të vlefshëm për javën e 32-të.
Gianluigi Donnaruma ishte njëri prej atyre që mori vëmendje nga kjo ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Në minutat shtesë të ndeshjes, portieri italian bëri një veprim të çuditshëm.
Ai e goditi me top në reklamat anash fushës dhe pastaj me topin e kthyer provoi ta vonoi sa më shumë lojën.
Sigurisht se Donnarumma u ndëshkua me karton të verdhë pas këtij veprimi.
Donnarumma 😭😭😭😭😭😭
pic.twitter.com/yteJ4dpAaQ— Haych (@HaychhAFC) April 17, 2022