Kombëtarja e Kosovës, sot do të ballafaqohet ndaj Irlandës së Veriut në kuadër të Nations League, në ora 20:45.
Sot është raportuar se dy lojtarët kyç të “Dardanëve” do të mungojnë në formacionin startues.
Bëhet fjalë për Vedat Muriqin dhe Edon Zhegrovën,raportn arbresh.info.
Zhegrova ka pësuar një zgjatje muskulit gjatë seancës së fundit stërvitore, ndërsa bëhet e ditur se do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.
Kurse Vedat Muriqi, ka pësuar një lëndim muskulor.
Por, burimet e arbresh.info, kanë bërë të ditur se Vedat Muriqi do të jetë pjesë e formacionit startues edhe pse ka pësuar një lëndim muskulor.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetën një atmosferë e zjarrtë, pasiqë mbrëmë është bërë e ditur se të gjithë biletat e tribunave janë shitur, përveç atyre të VIP.