AKTUALE

    Ballkani të martën në Lituani, kërkon të shkruaj historinë

    July 10, 2022

    Llapi vizitohet nga një mysafir special para duelit në Evropë

    July 10, 2022

    Drita – Inter Turku: Vazhdon shitja e biletave në Gjilan

    July 10, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Legjionarët»Valon Berisha zbulon ëndrrat e tij dhe planet pas pensionimit
    Legjionarët

    Valon Berisha zbulon ëndrrat e tij dhe planet pas pensionimit

    By FFKJune 25, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Në një bisedë për mediumin norvegjez, Tv2, mesfushori kosovar, Valon Berisha ka zbuluar dy ëndrrat e tij në karrierën futbollistike.

    Ai tha se ëndërron të luajë në një kampionat evropian apo botëror me Kosovën dhe tjetra që të luajë në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

    Ai ka mbushur 29 vjeç, karriera e tij futbollistike është drejt fundit. Këtë e kupton vetë. Megjithatë, ai nuk ka në plan të tërhiqet menjëherë.

    “Punoj që të mund të qëndroj në një nivel të lartë edhe pesë-gjashtë vjet”, thotë Berisha.

    Edhe pse disa lëndime të vogla e kanë mbajtur atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit në Reims, ai punon pa u lodhur për të realizuar ëndrrat e tij të në futboll.

    “Nëse arrij të fitoj diçka me një klub si Reims, atëherë do të marr një transferim në një klub më të madh”, thotë ai.

    Tutje, ai tregon se pas pensionimit e mendon ta vazhdojë jetën në Norvegji.

    “Unë jam rritur atje, familja ime është atje, jeta ime jashtë futbollit është atje. Pra, ideja është që të vendosemi atje dhe të shpresojmë të kemi një familje dhe disa fëmijë”. thotë Berisha.

    I pyetur se cilat janë planet e tij pas pensionimit, Berisha tha se dëshiron të hapë një akademi të futbollit.

    “Do të bëj patjetër një pushim të shkurtër. Ndoshta do të kaloj një vit duke parë pak botën. Të fluturoj pak, ndërsa zbuloj se çfarë lloj jete më tërheq më shumë”, tregon Berisha.

    Në çdo rast, ai beson se do të ketë “diçka me futbollin”.

    “Ndjej se kam kaq shumë për të dhënë. Unë kam shumë përvojë dhe jam shumë i mirë për t’i bërë njerëzit të besojnë në diçka. Vë re se njerëzve u pëlqen të dëgjojnë gjërat që kam për të thënë”, thotë Berisha.

    Këtë, ai e ka marrë vesh në një shkolle futbolli për fëmijë në Kosovë. Një eksperiencë që i dha më shumë shije.

    “Mendoj se do të ishte mirë të kishim një akademi të Valonit për të ndihmuar talentët e rinj në Kosovë, në mënyrë që ata të kishin një karrierë jashtë vendit. Jo sepse dua të fitoj diçka prej saj, por vetëm për të ndihmuar. Unë dua t’u jap të tjerëve një shans. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, përfundoi mesfushori kosovar.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Klubi gjerman i interesuar për futbollistin Betim Fazliji

    July 10, 2022

    Romano: Arsenal nuk ka dërguar ofertë për Edon Zhegrovën

    July 10, 2022

    Dinakëria e Club Brugee për Muriqin, Lazio do të ankohet në FIFA

    July 10, 2022

    Strakosha drejt gjigantit të Premierligës

    July 10, 2022
    AKTUALE

    Ballkani të martën në Lituani, kërkon të shkruaj historinë

    July 10, 2022

    Llapi vizitohet nga një mysafir special para duelit në Evropë

    July 10, 2022

    Gerhard Progni i bashkohet kampanjës së Llapit, ndihmon tifozët e klubit me 50-të bileta

    July 10, 2022

    Stadiumi “Liman Gegaj” jashtë kushteve elementare për lojë, kërkohet ndërhyrje urgjente

    July 10, 2022
    TË TJERA

    Drita – Inter Turku: Vazhdon shitja e biletave në Gjilan

    July 10, 2022

    Klubi gjerman i interesuar për futbollistin Betim Fazliji

    July 10, 2022

    Akademia më e mirë që ka njohur bota e futbollit, nga Baresi te Donnarumma gjigantët që ka nxjerr Milan

    July 10, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.