AKTUALE

    Rashica po e “shijon” Shqipërinë me familje

    June 27, 2022

    Kjo është skuadra e re e ish mbrojtësit të Prishtinës, Atanda

    June 27, 2022

    Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet ndihmës-trajner te klubi i Ligue 1

    June 27, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Uzuni për ndeshjen kundër Izraelit: Fitorja është e vetmja rrugë drejt objektivit tonë
    Shqipëria

    Uzuni për ndeshjen kundër Izraelit: Fitorja është e vetmja rrugë drejt objektivit tonë

    By G.LJune 8, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni në një konferencë për media ka folur për rëndësinë që ka ndeshja e radhës kundër Izraelit, si dhe ka zbuluar fjalët e trajnerit Edoardo Reja drejt tij.

    Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me konferencat për media para ndeshjes me Izraelin, ku sot u paraqitën dy sulmuesit, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, përcjell KosovaPress.

    Uzuni u shpreh se ndeshja kundër Izraelit është e rëndësishme, dhe se fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit të Shqipërisë.

    “Presionin e ndjejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë”, tha Uzuni.

    Më tej, sulmuesi i Granadas zbuloi edhe bisedën që kishte me trajnerin Edoardo Reja, ku tregoi se ai kërkon që të ketë në dispozicion vetëm lojtarët më të mirë.

    “Trajneri pret gjithmonë më të mirën, të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion. Siç e thashë edhe më parë, kemi një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. e vetmja gjë është të jemi të bashkuar dhe të fitojmë ndeshjen e t’i japim kënaqësi tifozëve tanë të cilët do të vijnë për të na parë”, tha Uzuni.

    Për fund, Uzuni tregoi edhe objektivin për ndeshjen ndaj Izraelit, ku tregoi se tre pikët janë gjëja kryesore të cilën e kërkon Kombëtarja e Shqipërisë.

    “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja, ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës, për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa të isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do hymë në fushë me këtë ide”, tha Uzuni.

    Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet aksionit këtë të premte, ku do të përballet në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” me Izraelin.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kjo është skuadra e re e ish mbrojtësit të Prishtinës, Atanda

    June 27, 2022

    SC Gjilani afër akordit me mesfushorin e njohur nga Kategoria Superiore

    June 27, 2022

    Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet firma me mesfushorin e Kombëtares

    June 27, 2022

    Histori e pazakontë: Skuadra shqiptare ia dha borxh 20 mijë euro lojtarit

    June 25, 2022
    AKTUALE

    Pavarësisht njoftimit, Shqiprim Kelmendi nuk ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer tek Ulpiana

    June 27, 2022

    Remzi Ejupi tregon pse vendosën për Ismet Munishin

    June 27, 2022

    Intervistë me Presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin: Po i shlyejmë borxhet, po bëhet garë kush do të jetë aksionar i ri

    June 27, 2022

    Ismet Munishi transferon dhjetë futbollistë te Prishtina: “Kam bërë super-ekip”

    June 27, 2022
    TË TJERA

    Rashica po e “shijon” Shqipërinë me familje

    June 27, 2022

    Kjo është skuadra e re e ish mbrojtësit të Prishtinës, Atanda

    June 27, 2022

    Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet ndihmës-trajner te klubi i Ligue 1

    June 27, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.