AKTUALE

    ‘Ne nuk flasim, ne e bëjmë atë’: Xhaka entuziazmon tifozët e Arsenal para derbit

    May 11, 2022

    Blend Baftiu në bisedime me skuadrën nga Gjilani?!

    May 11, 2022

    Ernest Gjoka tregon se a ka pasur kontakt me SC Gjilanin

    May 11, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Ukraina e vendosi flamurin e Kosovës në fanellë, çmenden serbët
    Bota

    Ukraina e vendosi flamurin e Kosovës në fanellë, çmenden serbët

    By G.LMay 11, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Ukraina së fundmi e bëri një gjest të veçantë duke u munduar t’i falënderojë vendet që i dolën në krahë kundër luftës ndaj agresorit rus.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrej Pavelko i ka prezantuar dje fanellat me të cilat do t’i zhvillojë ndeshjet e ardhshme kjo Kombëtare.

    Në fanellë gjenden flamujt e vendeve që e mbështesin Ukrainën, e në mesin e tyre mund ta shohim edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu, në mes të hartës së territorit të Ukrainës shkruan “Të bashkuar për Ukrainën”.

    Dhe, ky veprim i ukrainasve i ka çartur serbët, të cilët e kanë konsideruar këtë si një provokim, derisa ato kanë pyetur se si është e mundur që një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet, ta bëjë një veprim të tillë.

    “Provokim ndaj Serbisë. Ukraina e vendos flamurin e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës në fanellën e re!?”, shkruan në titullin e mediumit serb “Novosti Online”, përcjell “Gazeta Express”.

    Shkrimi vazhdon me shqetësimin e serbëve për këtë veprim të ukrainasve.

    “Fanella i përmban të gjithë flamujt e vendeve që e mbështesin Ukrainën në luftën me Rusinë. Serbia nuk është në të. Por, ajo që është interesante është që Ukraina nuk e njeh shtetin fals, të shpallur në territorin e provincës jugore serbe”, vazhdon të shtrihet edhe më gjerë imagjinata e serbëve përmes portalit të këtij vendi.

    Në pjesën e përparme të fanellës, së bashku me stemën e Ukrainës dhe logon e prodhuesit të fanellave, është ngjitur mbishkrimi “U24”, i cili e shpall hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

    E në pjesën e pasme të fanellës, përmes numrave, janë vendosur emrat e qyteteve të përfshira në konfliktin në mes të Ukrainës dhe Rusisë, shkruan “Gazeta Express”.

    Ukraina do të luajë kundër Skocisë në fillim të qershorit në duelin e vlefshëm për “play-offin” e Botërorit 2022.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    ‘Ne nuk flasim, ne e bëjmë atë’: Xhaka entuziazmon tifozët e Arsenal para derbit

    May 11, 2022

    ZYRTARE/ UEFA vendos, finalja e sezonit të ardhshëm e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në…

    May 11, 2022

    Juventusi e Interi luftojnë sot për Kupën e Italisë, ja formacionet e mundshme

    May 11, 2022

    Juventus – Inter: Shiten të gjitha biletat për finalen e Kupës së Italisë

    May 11, 2022
    AKTUALE

    Blend Baftiu në bisedime me skuadrën nga Gjilani?!

    May 11, 2022

    Ernest Gjoka tregon se a ka pasur kontakt me SC Gjilanin

    May 11, 2022

    Gentian Mezani rikthehet te Gjilani?

    May 11, 2022

    Ademi takohet me Infantinon: Kënaqësi dhe privilegj të kesh raporte të ngushta e miqësore me presidentin e FIFA-s

    May 11, 2022
    TË TJERA

    ‘Ne nuk flasim, ne e bëjmë atë’: Xhaka entuziazmon tifozët e Arsenal para derbit

    May 11, 2022

    Presidenti i FFK-së takohet me atë të Qipros, flasin për përgatitjen e ndeshjes Qipro – Kosova

    May 11, 2022

    Ukraina e vendosi flamurin e Kosovës në fanellë, çmenden serbët

    May 11, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.