Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka konfirmuar se sistemi VAR do të përdoret në gjysmëfinalet Europa Conference League, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të UEFA’s është komunikuar se kanë vendosur të prezantojnë VAR’in për gjysmëfinalet e Conference League, ndërsa ishte paralajmëruar edhe më parë se sistemi VAR do të përdoret edhe në finalen e këtij kompeticioni.
Më tutje në njoftimin e tyre thuhet se janë duke vlerësuar situatën për vendosur VAR’in gjatë sezonit të ardhshëm edhe në fazat e tjera të kompeticionit më të ri në Europë.
Kujtojmë se gjysmëfinalet do të luhen më 28 prill dhe 5 maj ku do të takohen Leicester City-Roma dhe Feyenoord-Marseille, ndërsa finalja do të luhet më 25 maj në Tiranë.
OFFICIAL: UEFA have announced that VAR will be used in the Europa Conference League semi-finals and final.
It hasn’t been used in the competition. pic.twitter.com/i3lELfAyxE
— TalkFooty (@_TalkFooty) April 22, 2022