AKTUALE

    Reprezentuesi i Kosovës U-21, debuton me ekipin e parë të Hamburgut

    June 30, 2022

    E pabesueshme: Vetëm kaq milionë euro ofroi Mallorca për Vedat Muriqin

    June 30, 2022

    ​Ja kur fillon kampionati shqiptar i futbollit

    June 30, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Kosova»Trajneri kosovar: Nëse s’kemi rezultat pozitiv, trajneri duhet të shkarkohet
    Kosova

    Trajneri kosovar: Nëse s’kemi rezultat pozitiv, trajneri duhet të shkarkohet

    By G.LJune 8, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku pret Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Me fillim nga ora 20:45 djelmoshat tanë do të zbresin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ vetëm për fitore, shkruan Periskopi.

    Për të shpjeguar më mirë se ku qëndron Kosova, cili ishte gabimi i ‘Dardanëve’ ndaj Greqisë dhe ku gaboi trajneri Alain Giresse? Periskopi ka biseduar me trajnerin kosovar, Genc Sermaxhaj.

    Sermaxhaj fillimisht tha se beson në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës së Veriut dhe u shpreh se vetëm me fitore shkohet tutje.

    “Natyrisht se besoj në fitore sepse po nuk besuam atëherë veq jemi të dorëzuar. Duhet qasje ndryshe ndaj Irlandës dhe fitore në mënyrë që të shpresojmë vazhdimin tutje”, tha fillimisht Sermaxhaj.

    Trajneri theksoi se duhet të ketë ndryshime në formacionin e Kosovës, pasi sipas tij ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë.

    “Ndryshimi duhet të jetë i domosdoshëm ndaj Irlandës sepse ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë. Ndryshimi duhet të bëhet në ekipin startues e po ashtu edhe në rreshtimin e lojtarëve në fushë”, vazhdoi ai.

    Sermaxhaj përmendi gabimin e Kosovës ndaj Greqisë, ku fajson trjanerin për vendosjen e gabuar të lojtarëve në fushë.

    “Ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë. Ekipi startues dhe vendosja e tyre në fushë ishte e gabuar. Përveç kësaj mungoi edhe dëshira për të fituar. Në ndeshje të tilla duhet të bëhet çmos për të arritur fitoren”, theksoi tekniku për Periskopi.com

    Për fund tha se trajneri gaboi se pse e la në bankë rezervë Valon Berishën dhe sipas tij nëse edhe në këtë ndeshje nuk ka rezultat, trajneri duhet të shkarkohet.

    “Trajneri gaboi duke e lënë në bankë Valon Berishën. Gjithashtu në lojë të mos paraqiten disa nga lojtarët që në dy ndeshjet e para luajtën. Po ashtu trajneri duhet të japë më shumë udhëzime për lojtarët edhe gjatë zhvillimit të lojës, sepse niveli i tyre e bën të bëjnë veprime të duhura. Ndërsa trajneri nuk dha udhëzime sikur po e udhëhiqte kombëtare të mëdha. Për Kosovën u vështirësuan pak gjërat me humbjen ndaj Greqisë, dhe nëse kjo ndeshje nuk kalon pozitivisht atëhere trajneri duhet të shkarkohet”, përfundoi Genci.

    Kujtojmë se pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, Kosova udhëton drejt Greqisë për ndeshjen e fundit të muajit qershor.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022

    Kosova takohet pas dy dite me këtë kundërshtar në “Fadil Vokrri”

    June 25, 2022

    Kosova – Maqedonia: Mbyllet ndeshja me këtë rezultat

    June 24, 2022

    U17: Miqësorja Shqipëri – Kosovë ka përfunduar me këtë rezultat

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Shkëndija përforcon mbrojtjen me një të huaj

    June 30, 2022

    Zyrtare: Ish-afrikani i Ballkanit, Istogut e Trepçës bëhet me skuadër të re

    June 29, 2022

    Lojtari i Serie A, viziton 2 Korrikun në Prishtinë

    June 29, 2022

    Rekord largimesh: Vetëm sot 9, në total 14 ikje nga Prishtina

    June 29, 2022
    TË TJERA

    Reprezentuesi i Kosovës U-21, debuton me ekipin e parë të Hamburgut

    June 30, 2022

    ​Ja kur fillon kampionati shqiptar i futbollit

    June 30, 2022

    Shkëndija përforcon mbrojtjen me një të huaj

    June 30, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.