Trajneri i Torinos, Ivan Juric ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës me Spezian.
Ai ju përgjigj ndër të tjera dhe pyetjes nëse Etrit Berisha do të jetë alternativa numër një e Torinos për portën në të ardhmen.
“Nuk kemi menduar për portierin. E harruat Vanja Milinko Saviç, po për mua ka bërë shumë mirë.
Në vitin e parë ka kaluar një periudhë të mirë dhe më pas ndodhi Covid dhe gjithçka shkoi keq, por është normale. Berisha po aktivizohet dhe po bën mirë. Të ardhmen do e shohim”, u shpreh trajneri kroat.
Gardiani kuqezi po aktivizohet si titullar prej gjashtë ndeshjesh dhe po bën mjaft mirë, prandaj ka arritur të fitojë vëmendjen e medias.
33- vjeçari mesa duket është rikthyer në formën e tij më të mirë.