Tirana ka nisur merkaton për sezonin e ri dhe pas afrimit të Florent Hasanit, tashmë po shikohet për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Bardheblutë kanë nisur bisedimet me Arlind Ajetin.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares tashmë luan për Padovën në Serie C, por kontrata e tij skadon këtë verë. Klubi italian kërkon të vërë në zbatim opsionin për të rinovuar edhe për një vit, teksa tashmë vendimin e ka në dorë vetë Ajeti.
28-vjeçari duhet të zgjedhë nëse do të pranojë rinovimin me Padovën në Itali, apo të pranojë ofertën e Tiranës, për të ardhur e për të luajtur në Superiore. Ajeti ka luajtur më parë me Basel, Frosinone, Torino, Crotone, Grasshoppers dhe disa ekipe të tjera.