AKTUALE

    Fillon ndeshja Gjilani – Liepaja

    July 7, 2022

    Ndërpritet ndeshja e skuadrës shqiptare, nalen dritat e stadiumit

    July 7, 2022

    Buduqnosti – Llapi: FORMACIONET ZYRTARE

    July 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»MERKATO»Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet firma me mesfushorin e Kombëtares
    MERKATO

    Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet firma me mesfushorin e Kombëtares

    By FFKJune 27, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Tirana ka mbyllur përgatitjet në tokën turke dhe gjatë ditës së nesërme pritet të rikthehet në kryeqytet, ku do të vijojë stërvitjen, në kuadër të ndeshjes së turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndaj luksemburgasve të Dudelange.

    Krahas punës në fushë, edhe drejtuesit e klubit po lëvizin në merkato, me synimin për të përforcuar edhe më shumë organikën e trajnerit Orges Shehi, kryesisht me futbollistë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

    SuperSport mëson se strategjia e bardhebluve është të afrojnë futbollistë që kanë qenë apo janë aktualisht pjesë e kombëtares shqiptare dhe që kanë eksperiencë të konsiderueshme në nivele të larta.

    Një ndër emrat në krye të listës është padyshim edhe mesfushori Emanuele Ndoj, i cili është në pronësi të Brescias, por ka humbur jo pak terren në hierarkinë e formacionit dhe sezonin që lamë pas nuk luajti fare me Cosenzën, ku ishte në huazim, për shkak të një dëmtimi.

    Mesfushori 25-vjeçar numëron 4 ndeshje me fanellën kuqezi të Shqipërisë, plot 18 ndeshje në Serinë A italiane dhe dhjetëra të tjera në Serinë B, teksa Tirana do të ishte një trampolinë mjaft e mirë, për ta lancuar sërish drejt niveleve të larta.

    Nga ana tjetër, edhe bardheblutë do të përfitonin jo pak nga eksperienca dhe cilësitë e Ndojit, për të përforcuar edhe më shumë ekipin me synimin për të arritur në grupet e kompeticioneve europiane, ndaj edhe kanë nisur kontaktet, për ta bindur të transferohet në kryeqytet.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ilir Meta nderon kryetarin e Prishtinës

    July 7, 2022

    Rrëmujë te sektori i Tiranës, tifozët zihen me njëri-tjetrin, ndërhyn edhe policia

    July 6, 2022

    Një ditë para duelit në Evropë, Gjilani prezanton këtë lojtar

    July 6, 2022

    Konfirmohet skuadra e re e Vedat Muriqit

    July 6, 2022
    AKTUALE

    Ndërpritet ndeshja e skuadrës shqiptare, nalen dritat e stadiumit

    July 7, 2022

    Buduqnosti – Llapi: FORMACIONET ZYRTARE

    July 7, 2022

    Gjilani – Liepaja: Formacionet zyrtare

    July 7, 2022

    Ish-kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati me fjalë motivuese për ish-bashkëlojtarët e tij

    July 7, 2022
    TË TJERA

    Fillon ndeshja Gjilani – Liepaja

    July 7, 2022

    Shorti i vuri përballë Ukrainës e Holandës, flet trajneri i Kosovës në futsall

    July 7, 2022

    Daku: Në lojën e kthimit kom me i bo me i ra pishman që s’ma kanë dhënë vizën

    July 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.