AKTUALE

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Rajoni»Tirana humb Taulant Seferin, zbulohet oferta marramendëse për sulmuesin e kombëtares
    Rajoni

    Tirana humb Taulant Seferin, zbulohet oferta marramendëse për sulmuesin e kombëtares

    By G.LJune 22, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Tirana humb Taulant Seferin, zbulohet oferta marramendëse për sulmuesin e kombëtares
    Tirana do t’i shesë yjet vetëm pas pjesëmarrjes në Europë. Ky është vendimi i klubit. Kështu, bardheblutë prej kohësh kanë kërkesa për Taulant Seferin.

    Ofertat janë nga më të ndryshmet, por klubi do që shitja e lojtarëve të mos jetë në nxitim e sipër. Klubi i Tiranës dëshiron që të privohet nga sulmuesi, nëse të interesuarit paguajnë çmimin e duhur për të marrë shërbimet e futbollistit bardheblu, i cili është pjesë e Kombëtares dhe shkëlqeu këtë sezon në Superiore.

    Sipas saj që mëson “Panorama Sport”, drejtuesit mendojnë që Seferin ta shesin pas Europës, sepse një paraqitje tjetër e mirë e sulmuesit do të thotë rritja e vlerës në treg.Presidenti Refik Halili është shprehur se Seferin nuk e lë, nëse blerësi nuk paguan të paktën 1 milion euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

    Tirana aventurën në Europë e mbyll në fund të korrikut në rastin më të keq dhe nëse shkon në grupe gjërat ndryshojnë, sepse më pas ridimensionohen. Qartë dhe saktë, sulmuesi nuk do të falet lehtë nga kampionët e Shqipërisë.Seferi këtë vit ishte një nga dribluesit më të mirë të Superiores si dhe ka një numër mbresëlënës të pasimeve kyçe.

    Lojtari ka kohë që është në qendër të vëmendjes prej skuadrave të ndryshme.Mësohet se ofertat e para janë diku te 500 mijë euro. Gjithsesi, një gjë është e qartë, me këtë pozicion të Seferit, kalimi i tij në një skuadër tjetër është pothuajse i garantuar, ndërsa ofertat mund të jenë edhe më të larta pas Europës.

    Seferi u shpall kampion i Shqipërisë këtë sezon me bardheblutë e kryeqytetit, teksa u aktivizua gjithsej në 35 ndeshje ku shënoi dhe 19 gola.Faqja e specializuar e statistikave, “Transfermarkt”, ka listuar lojtarët me vlerat më të larta në treg, teksa kjo listë kryesohet nga sulmuesi i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili aktualisht vlen 650 mijë euro.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Fenerbahçe – Shkupi, mbyllet miqësorja me këtë rezultat

    June 22, 2022

    Atalanta në ndjekje të një tjetër shqiptari, Gasperini kërkon sulmuesin e Kombëtares U-20

    June 22, 2022

    Mevlan Adili pritet t’i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 22, 2022

    Odise Roshi ndërron skuadër në Turqi, shihni prezantimin e veçantë që i bën klubi i ri

    June 22, 2022
    AKTUALE

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022

    Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.