AKTUALE

    Ja rezultatet e gjitha skuadrave shqiptare në Evropë

    July 7, 2022

    Zabërgja: Kishim paraqitje të mirë dhe e merituam fitoren

    July 7, 2022

    Ramadani flet pas fitores në debutim me Gjilanin, ka ankesa për gjyqtarët

    July 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Te Prishtina presin ndeshje të vështirë me Gjilanin
    Superliga

    Te Prishtina presin ndeshje të vështirë me Gjilanin

    By G.LApril 27, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Gjilani dhe Prishtina do të përballen për herë të fundit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e deritashme të edicionit aktual kanë përfunduar pa fitues.

    Përballja e katërt, e caktuar për të mërkurën nga ora 15:00 në fushën me bari sintetik në Gjilan, i takon javës së 31-të në Superligë.

    Gjilani pa Ismet Munishin e larguar nga pozita e trajnerit synim deri në fund të kampionatit e ka ruajtjen e pozitës së tretë, që siguron daljen në Evropë. Ndërsa Prishtina është e fokusuar për të evituar paraqitjen në barazh.

    Ekipin e Gjilanit deri në fund të edicionit do ta drejtojë Alban Hyseni. Gjilani është në vendin e tretë me 55 pikë, sa ka edhe Drita në vendin e dytë. Lider është Ballkani. Prishtina është në vendin e pestë me 39 pikë. Nuk e ka ende të sigurt mbetjen në elitë.

    Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se fokusi është vetëm tek ekipi, jo te të tjerët. Ai nuk përjashton mundësinë që Gjilani të paraqitet më mirë pa trajnerin Munishi.

    “Natyrisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Gjilani po ristrukturohet dhe do të bëjë të pamundurën për të na mposhtur. Ne jemi të fokusuar në punën tonë dhe duhet t’i eliminojmë gabimet e ndeshjes së fundit të cilën është dashur ta fitojmë. Për shkak të orarit të ngjeshur jemi detyruar të bëjmë rotacion me disa lojtarë, por në fushë do të dalim për të marrë rezultat të favorshëm”, ka thënë Ibrakoviq të martën për KOHËN.

    Te Gjilani nuk kanë folur për media. Është vendim i marrë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen Gjilani – Ballkani, ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u sulmua fizikisht. Gjilani dhe Prishtina fillimisht janë takuar në javën e katërt dhe luajtën 1:1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi i javës së 13-të i luajtur në Gjilan, ndërsa ndeshja e javës së 22-të përfundoi 2:2.

    Të mërkurën luhen edhe dy ndeshje të tjera. Dukagjini e pret Feronikelin, derisa Drenica e pret skuadrën e Ulpianës. Dy ndeshje të tjera luhen të enjten.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ja rezultatet e gjitha skuadrave shqiptare në Evropë

    July 7, 2022

    Ky televizion shqiptar transmeton ndeshjen, Gjilani – Liepaja

    July 7, 2022

    Kjo TV e transmeton ndeshjen e Dritës në Finland

    July 6, 2022

    Inter Turku – Drita, formacionet zyrtare

    July 6, 2022
    AKTUALE

    Ja rezultatet e gjitha skuadrave shqiptare në Evropë

    July 7, 2022

    Flet heroi i golit të vetëm të Gjilanit, Albert Dabiqaj

    July 7, 2022

    Gjilani fantastik, arrin fitore në ndeshjen e parë

    July 7, 2022

    Mbyllet pjesa e parë: Llapi ndëshkohet dy herë

    July 7, 2022
    TË TJERA

    Ja rezultatet e gjitha skuadrave shqiptare në Evropë

    July 7, 2022

    Zabërgja: Kishim paraqitje të mirë dhe e merituam fitoren

    July 7, 2022

    Ramadani flet pas fitores në debutim me Gjilanin, ka ankesa për gjyqtarët

    July 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.