Mesfushori Enis Bardhi sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në futbollin e Greqisë. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Olympiacosit, gjë që është konfirmuar edhe nga krerët e Levantes.
Detajet ende nuk janë bërë të ditura, por më herët edhe raportuar se Olympiacosi ka ofruar mbi pesë milionë euro për Bardhin, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.
“Jemi shumë afër marrëveshjes me Olympiacosin për Bardhin”, ka thënë drejtori sportiv i Levantes, Felipe Minambres për të përditshmen “AS” të martën.
Bardhi do të largohet nga Levate pas pesë sezonesh, ku ka regjistruar 152 ndeshje duke shënuar 24 gola dhe asistuar 15 herë./Koha.net
27-vjeçari i qe bashkuar Levantes nga Ujpesti i Hungarisë.