AKTUALE

    Zuerichu mposhtet, përkundër dy golave të shqiptarëve

    July 19, 2022

    Tare nuk ia vazhdon kontratën të birit tek Lazio

    July 19, 2022

    La Florita – Ballkani, formacionet zyrtare

    July 19, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Tare nuk ia vazhdon kontratën të birit tek Lazio
    Bota

    Tare nuk ia vazhdon kontratën të birit tek Lazio

    By FFKJuly 19, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp

    Kjo nuk është shenja e pare. Hendeku mes Lazios dhe Igli Tares thellohet, edhe pse klubi kryeqytetas u përpoq para pak ditësh të qetësonte tensionet.

    Pas heqjes së kompetencave si drejtor te sektori i të rinjve dhe femrave, vjen edhe largimi i djalit të Tares që po stërvitej me “Primaveran”.

    Të rinjtë e Lazios do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore të epokës së re. Ky proces nisi sot dhe do të përfundojë të enjten në “Paideia”, deri pasnesër, ditën në të cilën është planifikuar dreka në Formello dhe nisja e mëpasshme për në Roccaporena.

    “Lazio Primavera” do të qëndrojë në kampin stërvitor të fshatit Cascia deri më 31 korrik. Pankina iu besua Stefano Sanderra, ish-trajnerit të Hibernians, kampioni në fuqi i Maltës. Surprizë mund të konsiderohet largimi i djalit të drejtorit sportiv të klubit bardhekaltër, Igli Tare nga të rinjtë e Lazios.

    Etienne Tare u lirua më 30 qershor, me klubin që nuk e konsideroi të përshtatshme vazhdimin e kontratës së tij. Kësisoji, Tare Jr. do të largohet nga Lazio dhe do të detyrohet të gjejë një ekip të ri, ndoshta në Serie C.

    Rezultati i tij në sezonin e fundit të “Primavera 2” ishte 6 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje, shpeshherë nën hijen e paraqitjeve të rëndësishme të Valerio Crespi. Përtej asaj që do të jetë e ardhmja e Iglit në hierarkinë drejtuese të Lazios, Etienne tani ka përshëndetur stafin dhe bashkëlojtarët.

    Kriza midis presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe drejtorit Igli Tare, ish-futbollist i Lazios dhe i kombëtares së Shqipërisë, pas kaq vitesh bashkëpunimi, vështirë se mund të kamuflohen me ndonjë deklaratë për shtyp. Ngjarja nuk ka nevojë për komente…

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Zuerichu mposhtet, përkundër dy golave të shqiptarëve

    July 19, 2022

    Pas largimit të Koulibalyt, shoku i repartit jep fjalë të mëdha për Rrahmanin

    July 19, 2022

    Lewandowski 50 milionë euro?”, Higuain befasohet në intërvistë

    July 19, 2022

    Haaland, Nunez apo Lewandowski? Për Capellon një tjetër transferim është goditja e merkatos

    July 19, 2022
    AKTUALE

    La Florita – Ballkani, formacionet zyrtare

    July 19, 2022

    Dështojnë TV-të kosovare, asnjë nuk e transmeton Ballkanin

    July 19, 2022

    Përpos Ballkanit, sonte në garat evropiane paraqiten edhe dy skuadra shqiptare

    July 19, 2022

    Bie interesimi për lojtarë të huaj nga klubet e Superligës, nga dhjetë ekipe vetëm pesë zyrtarizime këtë merkato

    July 19, 2022
    TË TJERA

    Zuerichu mposhtet, përkundër dy golave të shqiptarëve

    July 19, 2022

    Tare nuk ia vazhdon kontratën të birit tek Lazio

    July 19, 2022

    Përpos Ballkanit, sonte në garat evropiane paraqiten edhe dy skuadra shqiptare

    July 19, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.