AKTUALE

    Ultras Legjendat publikojnë emrat e nëntë tifogrupeve që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për përkrahje në ndeshjen ndaj malazezëve

    July 8, 2022

    Një shqiptar sfidon Tiranën në Champions! Eliot Gashi, pejani që viziton për herë të parë Shqipërinë: Mendoj edhe për fanellën e kombëtares

    July 8, 2022

    UEFA ia beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të Grupit G në Ligën e Kampionëve 2022/23

    July 8, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Kosova»Talenti i Schalkes vendos ta përfaqësoj Kosovën
    Kosova

    Talenti i Schalkes vendos ta përfaqësoj Kosovën

    By G.LApril 28, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Një tjetër talent i madh i futbollit që jeton dhe bën karrierë të suksesshme në Gjermani ka vendosur të luajë për Kosovën. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Arbnor Aliu, i cili aktualisht luan me ekipin e U19 të Schalke 04.

    Ai luan si qendërmbrojtës dhe është ndër shpresat e mëdha të klubit gjerman, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Talenti dhe përvoja e tij si lider janë të padiskutueshme, ngase që nga mosha e tij e hershme ishte pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Gjermanisë, madje edhe në rolin e kapitenit.

    Arbnori do të përfshihet fillimisht te Kombëtarja U21, por duke pasur parasysh potencialin dhe cilësitë që zotëron, atëherë pa dyshim se në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe në shërbim të Kombëtares A.

    Ai është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën dhe beson se do të japë më të mirën e tij. “E kam zgjedhur Kosovën me zemër sepse prindërit vijnë nga Kosova dhe e di që me paraqitjen time në fanellën e Kosovës do ta bëj krenar familjen dhe veten time. Ndihem shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dardanëve sepse kam punuar shumë për ta merituar këtë fanellë. Normalisht se nuk ka qenë e lehtë të tërhiqem nga përfaqësimi i Gjermanisë sepse krejt çfarë kam arritur deri më tash është falë Gjermanisë, por në këtë aspekt e kam dëgjuar ndjenjën dhe zemrën time”, ka theksuar Aliu.

    Ai në fund ka dhënë edhe një mesazh për tifozët Dardanët. “Pres me padurim të paraqitem në fanellën e Kosovës dhe t’i dëgjoj brohoritjet e tyre. U premtoj se do të jap maksimumin tim për të arritur sa më shumë suksese dhe për t’i bërë të gjithë krenarë”.

    Ndërkaq, presidenti Agim Ademi është i lumtur që po rritet numri i futbollistëve të talentuar e cilësor që po i bashkohen ekipeve të Kombëtares së Kosovës.

    “Rezultatet dhe rritja e kualitetit në të gjitha ekipet kombëtare, por edhe këmbëngulësia jonë për të rekrutuar të gjithë talentet kudo që ata luajnë, ka bërë që të rritet numri i tyre për ta përfaqësuar Kosovën. Ardhja e Arbnor Aliut është një lajm i mirë për të ardhmen e ekipit tonë kombëtar dhe një garancë se Kosova do të vazhdojë të ketë në radhët e saj futbollist të nivelit të lartë. Edhe një herë dua të falënderoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë për kontributin e tyre në të gjitha periudhat e rrugëtimit të Kosovës, por edhe për faktin që fëmijët e tyre i rrisin në frymën e atdhedashurisë. Po ashtu, falënderoj edhe përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, i cili vazhdon ta kryejë me përkushtimin më të madh punën në afrimin e sa më shumë talenteve në ekipet zinxhirë të kombëtares. E Arbnorin e përgëzoj që bëri zgjedhje zemre. I dëshiroj mirëseardhje në radhët e Dardanëve dhe sa më shumë fat e suksese në vazhdim të karrierës”, ka theksuar presidenti Ademi.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022

    Kosova takohet pas dy dite me këtë kundërshtar në “Fadil Vokrri”

    June 25, 2022

    Kosova – Maqedonia: Mbyllet ndeshja me këtë rezultat

    June 24, 2022

    U17: Miqësorja Shqipëri – Kosovë ka përfunduar me këtë rezultat

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Ultras Legjendat publikojnë emrat e nëntë tifogrupeve që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për përkrahje në ndeshjen ndaj malazezëve

    July 8, 2022

    Tahir Batatina kërkon mbështetje të ‘zjarrtë’ për ndeshjen e kthimit

    July 8, 2022

    Këto janë datat dhe ora kur Ballkani, Drita, Gjilani e Llapi luajnë ndeshjet e kthimit në Evropë

    July 8, 2022

    Biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku dalin në shitje të dielën, këto janë çmimet

    July 8, 2022
    TË TJERA

    Një shqiptar sfidon Tiranën në Champions! Eliot Gashi, pejani që viziton për herë të parë Shqipërinë: Mendoj edhe për fanellën e kombëtares

    July 8, 2022

    UEFA ia beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të Grupit G në Ligën e Kampionëve 2022/23

    July 8, 2022

    E papritur: Dështon transferimi i Vedat Muriqit tek ekipi belg, por jo për shkak të testeve mjekësore

    July 8, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.