FC A&N po vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar veror.
Skuadra e Ligës së Parë ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Sunaj Hasan, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e FC Ferizaj, ku pati paraqitje mjaft të mira në Ligën e Parë.
Njoftimi i plotë nga FC A&N:
𝙎𝙐𝙇𝙈𝙐𝙀𝙎𝙄 𝙎𝙐𝙉𝘼𝙅 𝙃𝘼𝙎𝘼𝙉 𝘽𝘼𝙎𝙃𝙆𝙊𝙃𝙀𝙏 𝙈𝙀 𝙁𝘾 𝘼&𝙉
Në vazhdën e transferimeve të klubit tonë ju njoftojmë që ditën e sotme kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut , Sunaj Hasan.
25 vjeçari vie tek FC A&N pas një sezoni fantastik te KF Ferizaj , gjithashtu në të kaluarën Hasan ishte pjesë e klubeve si ; Sarayönü Bld , FK Labunishta , FK Gostivar KF Arbëria , KF Dardana .
Me një përvoje mjaft të madhe si pjesë e disa kampionateve Sunaji ka premtuar që të gjithë së bashku do ta inkuadrojmë klubin FC A&N në superligën e Kosovës.
Edhe ky transferim vie pas bashkëpunimit me menagjerin tonë Dionis Dërdovski që me sukses po arrin marrëveshjet me klub-lojtar , gjë të cilën e falenderojmë tej mase ku ky bashkëpunim nuk do të ndalet aspak.
Vazhdojmë . . . .