AKTUALE

    “Do të shkaktojnë stuhi në Shkodër”! Media rumune flet për tifozët Craiovas: Që nga 2019 nuk kanë shkuar kaq tifozë sa do të jenë kundër Vllaznisë

    June 26, 2022

    Bajram drejt largimit nga Empoli, interesim për të në Itali dhe Gjermani

    June 26, 2022

    Ky pritet të jetë trajneri i KF Vëllaznimit

    June 26, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Sulmuesi Lavery beson në tri pikë ndaj Kosovës
    Bota

    Sulmuesi Lavery beson në tri pikë ndaj Kosovës

    By G.LJune 7, 2022Updated:June 7, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Shayne Lavery dëshiron që Irlanda e Veriut të largojë zhgënjimin e saj ndaj Kosovës të enjten mbrëma, pas barazimit pa gola të fundjavës së shkuar kundër Qipros, ka shkruar sajti “BT” të martën. Dueli mes Kosova e Irlandës së Veriut luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45.

    Një kampanjë e Ligës së Kombeve, që filloi me një optimizëm të madh, me përzgjedhësin Ian Baraclough që kishte synuar 12 pikë nga katër ndeshjet e këtij muaji, në vend të kësaj ka sjellë zhgënjim me një humbje në duelin hapës 1:0 në shtëpi ndaj Greqisë, e ndjekur nga një barazim pa gola në Larnaca. Irlanda e Veriut, e cila e filloi këtë kampanjë si kryesuese në grupin e dytë, shkon në Prishtinë në nevojë të dëshpëruar për një fitore për të frenuar pakënaqësinë në rritje mes tifozëve, të cilët i kanë vërshëllyer futbollistët në dy ndeshjet e luajtura në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.

    “Ne duam të përdorim zhgënjimin pas barazimin ndaj Qipros për të marrë tre pikët kundër Kosovës”, tha Lavery. “Unë mendoj se të gjithë lojtarët janë të motivuar për ta bërë këtë”.

    Sulmuesi i Blackpoolit – ekip që garon në divizionin e dytë të Anglisë – Lavery u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 77-të kundër Qipros dhe iu deshën vetëm disa minuta për të lëshuar një rast të mirë shënimi. Mirëpo, ishin nikoqirët ata që patën shanset më të mira përpara se Ali McCann të humbiste rastin më të mirë për Irlandën e Veriut në momentet e fundit.

    “Ne ishim të zhgënjyer që nuk dolëm me fitore nga ndeshja në Larnaca”, shtoi 23-vjeçari. “Ne thjesht nuk arritëm t’i konkretizonim rastet tona dhe kjo ishte tejet zhgënjyese”.

    Nëse kishte gjëra pozitive për të marrë nga paraqitja nën nivel e së dielës tek Irlanda e Veriut, ishte debutimi i plotë për adoleshentin e Manchester Cityt, Shea Charles, i cili impresionoi me pasimet dhe qetësinë e tij në pjesën e parë, ndërsa Brodie Spencer dhe Conor McMenamin debutuan nga stoli në pjesën e dytë.

    “Duhet kohë për të integruar lojtarët. Megjithatë, ndihem sikur po ecim përpara dhe po e presim me padurim ndeshjen kundër Kosovës. Të gjithë duan të luajnë me Kosovën tani pas ndeshjes kundër Qipros, në mënyrë që të shpresojmë t’i rregullojmë gjërat. Ne duam të marrim tre pikët”, ka insistuar Lavery. “Ne kemi besim se po përmirësohemi gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe shpresojmë se fitoret do të vijnë me këtë ngritje. Ka shumë talente të rinj që po vijnë tek Irlanda e Veriut”.

    Lojtarët e rinj kanë qenë më se të nevojshëm këtë muaj për përzgjedhësin Baraclough, sidomos pas mungesave të titullarëve si Stuart Dallas, Josh Magennis, Corry Evans dhe Craig Cathcart. Përzgjedhësi Baraclough ka thënë se kombinimi i integrimit të fytyrave të reja, plus numri i lojtarëve që nuk kanë luajtur rregullisht që nga përfundimi i sezonit në nivel klubesh disa javë më parë, qëndron pas lojës së shkëputur që ka ndikuar deri më tani tek Irlanda e Veriut.

    “Nuk është një zgjidhje e lehtë. Unë mund të shoh kur gjërat prishen, është zhgënjyese, janë gjëra themelore dhe ka një efekt goditës në besim kur ndodh dhe ju e shihni atë tek lojtarët”, shtoi Baraclough. “Për mua, u kam thënë atyre që të bëjnë gabime, të vazhdojnë me to. Nëse është në afërsi të portës kundërshtare, nuk është problem. Duhet të rrezikojnë”.

    Kosova do të jetë pa portierin Arijanet Muriq dhe mbrojtësin Fidan Aliti, pasi të dy u përjashtuan në humbjen 1:0 nga Greqia të dielën, e cila erdhi pas fitores 2:0 ndaj Qipros në ndeshjen e parë. Megjithatë, përkundër këtyre mungesave, te Kosova ka lojtarë të kalibrit si Amir Rrahmani, Milot Rashica e Vedat Muriqi, në të cilët mund të mbështetet përzgjedhësi Alain Giresse. Sulmuesi Lavery ka pranuar forcën e Kosovës, por mbetet optimist se Irlanda do të dalë nga stadiumi me pikë të plota.

    “Ne kemi parë ndeshjet e Kosovës”, tha Lavery. “Kosova ka disa lojtarë të mirë që mund ta bëjnë diferencën, por ne do të dalim në fushë për ta shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve”./Koha/





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Bajram drejt largimit nga Empoli, interesim për të në Itali dhe Gjermani

    June 26, 2022

    Sulmuesi shqiptar kërkon një shans te Barcelona, trajneri e studion në fazë përgatitore

    June 26, 2022

    Trajneri i ri i Man United me rregulla strikte: Bari të shkurtohet në 15mm

    June 26, 2022

    Marko Simonovski, makth për skuadrën e Inter Turkut, ja arsyeja

    June 26, 2022
    AKTUALE

    Ky pritet të jetë trajneri i KF Vëllaznimit

    June 26, 2022

    Marko Simonovski, makth për skuadrën e Inter Turkut, ja arsyeja

    June 26, 2022

    Ndeshje kontrolluese: Drita dhe Ballkani përballen mes vete, Gjilani dhe Llapi luajnë me këto skuadra

    June 26, 2022

    Gjilani sot përballet me një nga skuadrat më të forta në Shqipëri

    June 26, 2022
    TË TJERA

    “Do të shkaktojnë stuhi në Shkodër”! Media rumune flet për tifozët Craiovas: Që nga 2019 nuk kanë shkuar kaq tifozë sa do të jenë kundër Vllaznisë

    June 26, 2022

    Bajram drejt largimit nga Empoli, interesim për të në Itali dhe Gjermani

    June 26, 2022

    Sulmuesi shqiptar kërkon një shans te Barcelona, trajneri e studion në fazë përgatitore

    June 26, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.