Gjatë komplet sezonit 2021/22, ylli i Drenicës, Kreshnik Uka, ka bërë gjithsejt 56 goditje prej të cilave ka shënuar 20 gola
Interesant është fakti që nga 56 goditjet e sulmuesit, 37 prej tyre kanë qenë brenda kornizës së portës teksa vetëm 19 jashtë portës
Me këtë rast, ai ishte lojtari më vrastar në elitën e futbollit tonë duke konvertuar në gol 35.7% të goditjeve që pati në total
Në sezonin e ri nga burime brenda klubit të Prishtinës më është konfirmuar se futbollisti do jetë nën urdhërat e Ismet Munishit, trajnerit që njihet për lojën ofenzive dhe që në 3 sezonet e fundit ka drejtuar top golashënuesin e edicionit (Baftiu, Daku, Progni)
Përqindjet e konvertimeve në gol të futbollistëve që patën mbi 15 gola sivjet:
– Kreshnik Uka, 35.7% (20 gola, 56 goditje)
– Gerhard Progni, 33.3% (23 gola, 69 goditje)
– Marko Simonovski, 29.6% (16 gola, 54 goditje)
– Ermal Krasniqi, 26.6% (16 gola, 60 goditje)./Aron Flugaj/