Abdulah Ibrakoviq mori drejtimin e Prishtinës në muajin nëntor, ku qëndroi në krye duke pasur rezultate jo shumë të mira në këta muaj.
Në 19 ndeshje në krye të “Bardhëkaltërve”, Ibrakoviq regjistroi vetëm tetë fitore, duke barazuar katër herë dhe pësuar në shtatë humbje.
Ibrakoviq drejtoi Prishtinën në 16 ndeshje, duke fituar vetëm 22 pikë nga 48 të mundshme.
Dy xhirot e fundit vendimtare për Prishtinën, ende në garë për mbijetesë
Pavarësisht që renditen në pozitën e pestë në Superligën e Kosovës, FC Prishtina ende nuk ka siguruar mbijetesën, gjë që është ndoshta e pabesueshme të besohet nëse je një person që nuk e ndjek kampionatin kosovar.
Prishtina zë pozitën e pestë në tabelë me 48 pikë të tubuara, duke pasur vetëm katër më shumë se Drenica që qëndron në pozitën e tetë.
Qëndrimi në Superligë nuk do jetë aspak e lehtë për skuadrën nga kryeqyteti që shumë shpejtë do bëhet me drejtues të ri (kështu merr vesh Gazeta Nacionale) pasi përpos Dritës, do kenë punë edhe me Llapin, te cilët do t’i vizitojnë në “Zahir Pajaziti”.