Sot u zhvilluan tri ndeshjet hapëse të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Të trija këto takime u zhvilluan në kuadër të Grupit A, shkruan Gazeta Olle.
Besa ka arritur fitore të madhe me rezultat minimal 1-0 ndaj A&N.
Tashmë pejanët kanë barazuar me pikë Drenasin në luftën e tyre për mbijetesë.
Në anën tjetër, Rahoveci ka mposhtur Istogun me rezultat 2-1, duke dalur nga zona e rrezikshme.
Ndeshja tjetër në mes të Drenasit dhe Trepçës ka përfunduar me barazim pa gola.