Ismet Munishi nuk do të jetë trajner i SC Gjilanit.
Anise lajmi nuk është konfirmuar ende nga faqja zyratre e klubit, është dikush tjetër që e ka bërë atë, shkruan Fansant e Futbollit Kosovar.
Janë tifozëria Skifterët që më anë të një postimi në Facebook, kanë falenderuar trajnerin.
Më poshtë postimi i tyre:
Falemnderit Ismet Munishi
Shprehim mirënjohjen dhe falemnderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë!
Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!
Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!
Me respekt.