Alban Hyseni, trajneri i përkohshëm i Gjilanit deri në fund të këtij edicioni, tha se rezultati 2:1 në të mirë të Prishtinës të mërkurën në Gjilan, nuk ishte epilog real i ndeshjes.
Ai deklaroi se ekipi tij pati paraqitje të mirë, me raste të shumta në të dyja pjesët e ndeshjes.
Në fund, Hyseni u pyet edhe për atmosferën në skuadër pas shkarkimit të Munishit.
“Atmosfera në skuadër është e mirë, futbolli e ka këtë. Ne vazhdojmë ku kemi mbetur dhe do të luajmë deri në fund ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Hyseni.