AKTUALE

    ZYRTARE: Prishtina – Ibrakoviq, vjen njoftimi final

    May 14, 2022

    Futbollisti i huazuar nga Lazio godet me shkelm kapitenin e Romës në vendin e keq

    May 14, 2022

    Jurgen Klopp trajneri thyen rekorde te Liverpooli

    May 14, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Si e nxorën Batatinat, Llapin nga lloqi për ta shndërruar në atë evropian!
    Superliga

    Si e nxorën Batatinat, Llapin nga lloqi për ta shndërruar në atë evropian!

    By G.LMay 14, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Njëra ndër skuadrat më të vjetra të futbollit kosovar, KF Llapi si edhe një pjesë e klubeve me traditë, paslufta nuk i kishte gjetur mirë. Skuadra ishte përpëlitur kryesisht në ekzistencën e sajë në kategorinë e dytë të futbollit. Megjithatë pas më shumë se një dekade kur nga Podujeva fjalën kryesore e kishin ekipe tjera si Besiana e Hysi, Llapi gjeti shpëtimin.

    Falë investimeve të vëllezërve Batatina, klubi llapjan tanimë ka lënë pas problemet e së shkuarës, për ta thënë fjalën kryesore në elitën e futbollit tonë. Madje vitin e kaluar ish skuadra e sulmuesit legjendar, Fadil Vokrri, për herë të parë fitoi edhe trofeun e çmueshëm, Kupën e Kosovës. Falë këtij suksesi, ata ia dolën të merrnin pjesë edhe në garat ndërkombëtare, sukses që janë shumë afër të përsërisin edhe këtë vit. Llapi tani pret finalen e Kupës, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” takohen me Dritën me 26-të të këtij muaji.

    Njëri nga vëllezërit Batanina, i cili me plotë sukses po e kryen detyrën e trajnerit të skuadrës, Tahir Batatina, për lexuesit e Albanian News, rikthen kujtesën nëntë vite më parë, kur kishin vendosur të merrnin nën drejtim, Llapin. “Thënë të drejtën kur kemi marrë drejtimin e Llapit, nuk kemi pasur prioritete të mëdha. Ndër kryesore ka qenë nxjerrja e klubit nga ajo krizë e madhe, që e kishte kapluar klubin, gjate vitit 2013 klubi ishte në prag të kolapsit dhe rënies në Ligën e Dytë. Mendoi se tashmë kemi arritur ngadalë ta ngrisim nivelin e klubit në shkallën më të lartë të organizimit dhe funksionimit profesional, që rezulton edhe me sukseset e arritura tanimë”.

    Batatina më pas shtoi se janë tejet të kënaqur me ecurinë e sukseseve me Llapin. “Nga ku e morëm klubin dhe ku e sollëm është për çdo lëvdatë”. Timonieri llapjan potencon se vendimtar në sukseset e skuadrës është edhe mbështetja e vëllezërve, të cilët janë edhe donatorët kryesor, nuk e harron edhe stafin përcjellës në organizimin profesional të klubit. “Sukseset e klubit nuk janë rastësi por falë këtij organizimi ato dalin në pahë për cka edhe jam krenar”.

    Tahiri, i cili pos punës profesionale, merret edhe me organizimin e përgjithshëm në klub, premtoi investime edhe më të mëdha në stadiumin e “Zahir Pajaziti” në Podujevë, i cili këtë vit u rinovua duke u marrë një pamje mjaftë simpatike.

    “Synojmë që stadiumin ta bëjmë gati për kategorinë e dytë, që së paku dy raunde të garave evropiane, t’i zhvillojmë në tempullin tonë. Infrastruktura në stadium është jashtëzakonisht e mirë dhe tashme do ta hapim për tifozët tanë edhe restorantin “Llapi” që t’i kemi sa më afër “Legjendat” dhe gjithë qytetarët llapjanë.

    Batatina i rikthehet sërish garave aktuale përkatësisht finalës së Kupës, duke saktësuar se detajet e vogla do të jenë vendimtar në përballje me gjilanasit e Dritës. Do ta japim maksimumin që trofeun ta ndalim sërish në Podujevë, tha ai, për të shtuar se Llapin e përbënë grupi I fortë e që megjithatë përmendi, ata të cilët shkëlqyen këtë vit.

    “Ne funksionojmë si grup, si familje dhe të gjithë janë meritor për sukseset e Llapit nga riorganizimi e deri më tani. Por paraqitjet e shkëlqyeshme të Ilir Krasniqit, Valmir Veliut, Kastriot Selmanit ishin mbresëlënës, këtë e thonë të gjithë në Kosovë, ishin më të mirët e këtij edicioni”, vlerësoi ai.

    Për vitin e ardhshëm, Tahir Batatina, i cili njihet edhe për humorin e mirë dhe “kunjat” për rivalët e tij si ajo e supave të lehta, thotë se vitin e ardhshëm rivalët i pret një Llap edhe më i frikshëm, derisa pret lojë të mirë edhe në paraqitjet evropiane.
    Tahiri në fund porositë tifozët e Llapit se nuk duhet të shqetësohen pasi lojtarët kryesorë do të mbesin pjesë e tyre dhe se vetëm do të përforcohen gjatë afatit kalimtar të verës.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    ZYRTARE: Prishtina – Ibrakoviq, vjen njoftimi final

    May 14, 2022

    Nuhiu dhe Zymberi flasin para ndeshjes me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

    May 14, 2022

    Shorti për barazh hidhet të martën

    May 14, 2022

    Plas sherri tek Drenica, “sharje e fyerje” mes lojtarëve e drejtuesëve

    May 14, 2022
    AKTUALE

    ZYRTARE: Prishtina – Ibrakoviq, vjen njoftimi final

    May 14, 2022

    Ky është sulmuesi që shkëlqeu në Ligë e Parë me 16 gola

    May 14, 2022

    Si e nxorën Batatinat, Llapin nga lloqi për ta shndërruar në atë evropian!

    May 14, 2022

    Përfundon sezoni në Ligën e Parë, këto janë rezultatet e plota nga xhiro e fundit

    May 14, 2022
    TË TJERA

    Futbollisti i huazuar nga Lazio godet me shkelm kapitenin e Romës në vendin e keq

    May 14, 2022

    Jurgen Klopp trajneri thyen rekorde te Liverpooli

    May 14, 2022

    Kjo është skuadra e dytë që bie nga Kategoria Superiore në Shqipëri

    May 14, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.