AKTUALE

    Skuadra shqiptare prezanton 11 futbollistë

    July 1, 2022

    Lajm i mirë për Dritën, Interi mbetet pa “bomberin” e rrezikshëm

    July 1, 2022

    E bujshme: Interesim nga Amerika për Visar Bekajn

    July 1, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Shqipëria e vendosur për fitore ndaj Izraelit
    Shqipëria

    Shqipëria e vendosur për fitore ndaj Izraelit

    By FFKJune 10, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Përzgjedhësi Edoardo Reja ka dhënë përgjigje të gjatë në konferencën për media të enjten, kur u pyet për punën që është bërë te Shqipëria. Ai tha se ka ende punë për t’u bërë, ndërsa pret që ndryshimet të ndodhin që prej ndeshjes kundër Izraelit.

    Shqipëria e pret Izraelin të premten nga ora 20:45. Ndeshja Shqipëri – Izrael luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon grupit të dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

    Reja pret që ndaj Izraelit futbollistët e Shqipërisë të jenë më konkretë në sulm. Ai nuk ka treguar se me cilët lojtarë do të paraqitet në sulm. Është pyetur nëse startues do të jenë Armando Broja dhe Myrto Uzuni. Por, Reja ka refuzuar ta zbulojë formacionin.

    “Ne po punojmë që të mundohemi të përfundojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull, duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore, por për fat të keq finalizimi, që është aspekti i konkretizimit të punës, nuk na del, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Do të gjej zgjidhje të tjera për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje e kemi përgatitur mirë skuadrën për t’i shfrytëzuar situatat. Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur. Duhet të merret në konsideratë se asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur. Rënie nuk ka, ndaj tension nga ana jonë nuk ka”, ka thënë Reja.

    Ai ka paralajmëruar një lojë të hapur nga kuqezinjtë.

    “Do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos e humbim ndeshjen dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të na vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë, bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre, pasi ka vlera të rëndësishme”, ka deklaruar Reja.

    Reja ka theksuar se Izraeli ka disa ndryshime.

    “Është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensivë dhe të shpejtë. Edhe krahët e mbrojtjes marrin pjesë në aksione. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira që ne duhet t’i shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse”, ka thënë Reja.

    Ndërkohë, mbrojtësi Berat Gjimshiti ka theksuar se skuadra do të japë maksimumin në sfidën ndaj Izraelit. Ai e ka lënë pas gabimin kundër Islandës të cilin do të përpiqet ta korrigjojë në këtë sfidë.

    “Çdo kundërshtar të jep presion. Nuk ka skuadër që nuk të jep presion. Është më mirë që ka presion pasi je më i përqendruar. Skuadra ka objektiv vendin e parë. Duket në stërvitje, të gjithë japim maksimumin. Izraeli ka një skuadër ofensive shumë të mirë, ka lojtarë të shpejtë. Do të shikojmë forcat tona të mbrohemi mirë, por edhe të sulmojmë mirë, sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme”, ka thënë Gjimshiti.

    Gjimshiti ka insistuar se Shqipëria ka skuadër konkurrente për ta siguruar vendin e parë në grup.

    “Në çdo punë të gjithë bëjnë gabime, ato korrigjohen në ndeshjen tjetër.

    Islanda apo Izraeli. Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep më shumë në fund merr vendin e parë. Në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje”, ka thënë Gjimshiti.

    Shqipëria më 13 qershor luan miqësore ndaj Estonisë në Tiranë, ndërsa në shtator i luan dy ndeshjet e fundit të grupit B2 të Ligës së Kombeve./koha





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    ​Ja kur fillon kampionati shqiptar i futbollit

    June 30, 2022

    Inter nuk mjaftohet me Asllanin, zikaltërit interesohen edhe për një tjetër shqiptar

    June 29, 2022

    Gjilani afër mesfushorit që shkëlqeu në Shqipëri

    June 29, 2022

    Befasi: Skënderbeu transferon mbrojtësin që u largua nga Llapi

    June 28, 2022
    AKTUALE

    E bujshme: Interesim nga Amerika për Visar Bekajn

    July 1, 2022

    Zyrtare: Prishtina nënshkruan me një sulmues brazilian

    July 1, 2022

    Florian Loshaj shënon supergol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

    July 1, 2022

    Lajmi i fundit: Drita skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës

    July 1, 2022
    TË TJERA

    Skuadra shqiptare prezanton 11 futbollistë

    July 1, 2022

    Lajm i mirë për Dritën, Interi mbetet pa “bomberin” e rrezikshëm

    July 1, 2022

    “Ika me gomone drejt Italisë, ishim 53 veta”! Rrëfimi i babait të Asllanit: Kur e kërkoi Interi ngela i shtangur

    July 1, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.