AKTUALE

    Ja historiku i kosovarit që po luan ndaj Dritës në Belgjikë

    July 21, 2022

    Shkëndija bën hap të madh drejt kualifikimit tutje në Evropë

    July 21, 2022

    Nis ndeshja, këtë mund ta shikoni LIVE Dritën

    July 21, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Uncategorized»Shkëndija bën hap të madh drejt kualifikimit tutje në Evropë
    Uncategorized

    Shkëndija bën hap të madh drejt kualifikimit tutje në Evropë

    By FFKJuly 21, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë të raundit të dytë në Conference League teksa mposhti me rezultatin 1-2, letonezët e Valmierës. Në fakt, sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për tetovarët që rrezikuan të ndëshkoheshin pas vetëm pesë minutash lojë. Megjithatë, lojtarët e Shkëndijës e kaluan shpejt momentin e e vështirë dhe në minutën e nëntë gjetën golin me anë të Doriev.

    Sulmuesi anësor lëvizi me zgjuarsi duke shmangur mbrojtësin dhe me një goditje tokazi në hyrje të zonës shkundi rrjetën e kundërshtarëve. Ndërkohë, në minutën e 34, Doriev nuk kishte fatin në anën e tij pasi me një goditje potente në hyrje të zonës u ndal vetëm nga shtylla. Por, fati ishte në anën tjetër pasi në fundin e pjesës së parë, vendasit gjejnë golin pas një ekzekutimi të një goditje këndi duke rikthyer baraspeshën.

    Sakaq, edhe pse kishin mbetur vetëm pak minuta nga pjesa e parë, sërish të besuarit e trajnerit Artim Shaqiri e patën mundësinë për golin e dytë, por sërish shtylla u bë faktor pasi ndali goditjen me kokë të Ramadanit. Me këtë episod u mbyll 45-minutëshi i parë ndërsa në fraksionin e dytë, Valmiera e nisi ndeshjen më mirë teksa portieri Zahov shpëtoi tetovarët. Megjithatë, me kalimin e minutave kuqezinjtë e morën veten dhe me aktivizimin e Nafiut ndryshoi rrjedha e lojës.

    Fillimisht, Nafiu shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer, por vetëm pak minuta më pas dhuroi një harkim perfekt për Gurin i cili nuk fali me kokë dhe kaloi sërish në avantazh Shkëndijën. Një avantazh të cilin Shkëndija e ruajti deri në fund dhe është me një këmbë në raundin e tretë, ku pret fituesen e çiftit AIK-Vorskla Poltava.

    Ndeshja e kthimit mes Shkëndijës dhe Valmierës do të luhet më datë 28 korrik.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Ja kush vendos ndeshjen, sipas portierit të La Floritas

    July 19, 2022

    De Ligt afër kalimit tek gjiganti evropian

    July 17, 2022

    Përfundon pjesa e parë, Llapi në kërkim të golava

    July 14, 2022

    Ja kundërshtari i radhës i Dritës në Evropë

    July 12, 2022
    AKTUALE

    Ja historiku i kosovarit që po luan ndaj Dritës në Belgjikë

    July 21, 2022

    Nis ndeshja, këtë mund ta shikoni LIVE Dritën

    July 21, 2022

    Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë, mësohen çiftet

    July 21, 2022

    Antwerp – Drita, formacionet zyrtare

    July 21, 2022
    TË TJERA

    Ja historiku i kosovarit që po luan ndaj Dritës në Belgjikë

    July 21, 2022

    Skuadra holandeze do të luajë kundër boshnjakëve në Evropë, bileta kushton 50 centë

    July 21, 2022

    Dritën sonte e pret “ferri”, Antwerp në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar 19 gola

    July 21, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.