AKTUALE

    Kapiteni i Kosovës U19 niset për Itali, shumë skuadra të interesuara për të

    August 6, 2022

    Llapi – Prishtina: Mbyllet pjesa e parë e miqësores me këtë rezultat

    August 6, 2022

    E dhimbshme! Futbollisti i Evertonit pëson lëndim të rëndë në ndeshjen e parë

    August 6, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Legjionarët»Shkëlqyen në “International Football Tournament”, tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke
    Legjionarët

    Shkëlqyen në “International Football Tournament”, tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke

    By R.JAugust 6, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Edicioni i parë i “International Football Tournament”, pos që ishte turneu i parë ndërkombëtar i organizuar në Kosovë, tash po vërtetohet se si ky turne ka ndikuar edhe në një sferë tjetër, në atë të promovimit të talentëve. Kësisoj, si rrjedhojë e paraqitjeve të jashtëzakonshme në turne, treshja e futbollistëve “verdheblu”, Beart Zhubi, Elvir Gashijani dhe Venis Havolli, janë shpërblyer me ftesë zyrtare nga Beşiktaş J.K., për t’u testuar për dy javë me radhë në akademinë e klubit turk.

    Pa dyshim se këto ftesa nuk janë të rastësishme, sepse secila ndeshje e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në kuadër të “International Football Tournament”, është vëzhguar me shumë vëmendje nga trajnerët e akademisë së Beşiktaş, të cilët tashmë kanë nisur të veprojnë në anën tjetër për të cilën edhe është organizuar turneu, në atë të dhënies së mundësive për futbollistët nga vendi jonë që të testohen në klube të mëdha që kanë traditë e janë emra të njohur në futboll, siç edhe është rasti me vet klubin nga Turqia, Beşiktaş J.K..

    Treshja nga klubi i 2 Korrikut, Zhubi, Gashijani dhe Havolli, tashmë kanë zbarkuar në Stamboll, vend në të cilin do të qëndrojnë plot katërmbëdhjetë ditë, ditë këto që do të jenë shumë të ngarkuara me seanca stërvitore e testime të cilat do të ua mundësojnë futbollistëve nga Kosova që të tregojnë edhe një herë potencialin e tyre dhe pse jo, të kalojnë përfundimisht në ekipin turk.

    Duhet cekur se me futbollistët në Turqi, është edhe trajneri turk që angazhohet në Klubin e Futbollit “2 Korriku”, Gökhan Yusufoğlu, i cili kujtojmë se erdhi në Kosovë pikërisht si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Klubit të Futbollit 2 Korriku” dhe akademisë turke të Beşiktaş J.K..





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Kapiteni i Kosovës U19 niset për Itali, shumë skuadra të interesuara për të

    August 6, 2022

    Video e asistimit të Rashicës në ndeshjen e sotme

    August 6, 2022

    Norwich fiton pikën e parë në Championship, asiston Milot Rashica

    August 6, 2022

    4 lojtarë shqiptarë, ekipi i Superligës turke bën gjestin e bukur

    August 5, 2022
    AKTUALE

    Llapi – Prishtina: Mbyllet pjesa e parë e miqësores me këtë rezultat

    August 6, 2022

    Tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke

    August 6, 2022

    Gjilani zhvillon sot miqësoren e radhës, testohet nga skuadra e Ligës së Parë

    August 6, 2022

    Llapi reagon për herë të parë për bllokimin e merkatos, kërcënon me padi

    August 6, 2022
    TË TJERA

    Kapiteni i Kosovës U19 niset për Itali, shumë skuadra të interesuara për të

    August 6, 2022

    E dhimbshme! Futbollisti i Evertonit pëson lëndim të rëndë në ndeshjen e parë

    August 6, 2022

    Java e parë e “zjarrtë” në Premier League, dy trajnerët përplasen me njëri-tjetrin pas ndeshjes

    August 6, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.