AKTUALE

    Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

    June 24, 2022

    Turniri tradicional “Rogana 2022” do të sjellë spetkakël në futboll të vogël në Kamenicë

    June 24, 2022

    Bayern Munichu huazon sulmuesin shqiptar

    June 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Legjionarët»Shefi ekzekutiv i Mallorcas flet për situatën e Muriqit
    Legjionarët

    Shefi ekzekutiv i Mallorcas flet për situatën e Muriqit

    By G.LJune 9, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Shefi ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz ka folur për pozicionin e klubit spanjoll karshi Vedat Muriqit.

    Sulmuesi kosovar shkëlqeu në fanellën e klubit ishullor gjatë huazimit gjashtë muajsh duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime, me ç’rast e ndihmoi Mallorcan të shpëtojë nga rënia prej ligës.

    E tash, klubi i La Ligas është i interesuar për ta blerë krejt kartonin e prizrenasit, i cili është në pronësi të Lazios, shkruan “Gazeta Express”.

    Klubi italian është i vendosur të mos zbresë nën shumën prej 11 milionë eurosh për 28 vjeçarin.

    E Mallorca po e ka të vështirë ta paguajë këtë shumë, por që do të mundohet ta gjejë një zgjidhje.

    “Drejtori sportiv, Pablo Ortells po punon në të gjitha linjat. Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne, është një çështje ekonomike. Do të shohim nëse do të mundë t’i plotësojmë kushtet dhe kërkesat e tyre (Lazios)”, ka thënë Diaz para mediave.

    Sipas tij, Mallorca do ta ketë buxhetin e njëjtë sikur vitin e kaluar, sa u përket përforcimeve, shkruan “Gazeta Express”.

    Para fillimit të sezonit 2021/22, klubi spanjoll i kishte në dispozicion 48.2 milionë euro për përforcime.

    Mbetet të shihet nëse Muriqi do ta vazhdojë eksperiencën në Mallorca apo do të rikthehet përkohësisht në Lazio, për t’u transferuar më pas me gjasë në Turqi, ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Në këtë vend ka zgjedhur t’i kryej pushimet kapiteni Rrahmani

    June 24, 2022

    Zyrtare: Dresevic kalon te skuadra e Andrea Pirlos në Superligën e Turqisë

    June 24, 2022

    LAJMI I FUNDIT: Vedat Muriqi drejt rikthimit në Turqi, por jo te Fenerbahce!!

    June 23, 2022

    Ylli i kombëtares së Kosovës, në pushime duke menduar për merkaton

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

    June 24, 2022

    Turniri tradicional “Rogana 2022” do të sjellë spetkakël në futboll të vogël në Kamenicë

    June 24, 2022

    Ja kush iu bashkua në stërvitje Ballkanit

    June 24, 2022

    Llapi – Gjilani: Përfundon miqësorja me këtë rezultat

    June 24, 2022
    TË TJERA

    Bayern Munichu huazon sulmuesin shqiptar

    June 24, 2022

    Kosova – Maqedonia: Mbyllet ndeshja me këtë rezultat

    June 24, 2022

    Dueli europian i Shkëndijës, takimi ndaj rivalëve armenë do transmetohet në këtë kanal

    June 24, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.