AKTUALE

    Valmir Veliu shitet 160 mijë euro, bëhet futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës

    June 24, 2022

    Mësohet kur do të filloj përgatitjet për sezonin e ri në Superligë skuadra e Ferizajt

    June 24, 2022

    ‘Favor i madh për Llapin’: Statistika interesante e Buducnostit në garat europiane

    June 24, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Shanset nga Liga e Kombeve për Europianin/ Vendi i parë në grup, ja përfitimet që merr Shqipëria
    Shqipëria

    Shanset nga Liga e Kombeve për Europianin/ Vendi i parë në grup, ja përfitimet që merr Shqipëria

    By R.JJune 5, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Shqipëria fillon të hënë rrugëtimin në Ligën e Kombeve kundër Islandës dhe me përjashtimin e Rusisë shanset për të fituar grupin janë të mëdha.

    Fitimi i grupit në Ligën B, ku ndodhet Kombëtarja sjell 2 përfitime të mëdha për kualifikimin në Europianin e 2024-s, shorti i të cilit do të hidhet në muajt në vazhdim.

    Nëse Shqipëria del e para e grupit, kalon automatikisht në vazon e dytë të kualifikueseve.

    Atëhere në momentin që do të hidhet shorti, kuqezinjtë do të kenë mundësinë të bien në grup vetëm me një skuadër të fortë, ndërsa skuadrat e tjera që do të shortohen në grup do të jenë në vazon e tretë, e katërt dhe me radhë.

    Kjo do të ishte një mundësi e mirë, pasi kur të hidhet shorti i ndarë me 10 grupe, do të kualifikohen në europian vetëm dy vendet e para që do të formojnë 20 ekipet, një prej tyre është Gjermania si vend pritës dhe ndërkohë që nga Liga e Kombeve dalin katër të tjerat.

    “PLAYOFF”-i

    Me formatin aktual, Shqipëria pothuajse është e kualifikuar në”play off”-et e Europianit.

    Si? Nga 10 grupet e kualifikuese vetë Europianit kalojnë dy vendet e para të çdo grupi për të formuar 20 ekipet që kualifikohen në Europian dhe katër të tjerat dalin nga “play off”-i i Ligës së Kombeve.

    Liga e Kombeve është e ndarë në katër liga: A, B,C, D. Çdo ligë ka nga katër grupe, përveç Ligës D që kady grupe.

    Shqipëria është shortuar në Ligën B, Grupi 2.

    Nëse nga kualifikueset e Europianit do të kalojnë 20 ekipe dhe ato do të jenë 16 skuadrat e Ligës A, që praktikisht janë kombëtaret e mëdha, atëherë 4 skuadrat e tjera do të jenë ato që janë pozicionuar më mirë në çdo grup të Ligës B, praktikisht vendet e para të grupit.

    Por edhe pas kësaj mbeten edhe katër ekipe të tjera qëdo të shkojnë në “play off”-ine Europianit, që sipas formatit aktual shkojnë vendet e dyta të grupeve në Ligën B.

    Kështu që, edhe nëse Shqipëria nuk fiton grupin në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Islandën, edhe vendi i dytë në grup mund ta kualifikojë për në “play off”.

    Cili skenar mund ta shmangë këtë? E vetmja mundësi që ky skenar të mos funksionojë është që një nga ekipet që pozicionohen në Ligën C apo D të Ligës së Kombeve të zërë vendin e parë apo të dytë në kualifikueset e Europianit./panorama/





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

    June 24, 2022

    Kjo është renditja e Shqipërisë në ranglistën e re të FIFA-s

    June 23, 2022

    Bogdani zbulon “Brojën” e ri të Kombëtares: Vetëm mos e ngarkoni me presion

    June 21, 2022

    Gjyqtarët shqiptarë delegohen në Evropë, kjo është sfida që ndajnë drejtësinë

    June 21, 2022
    AKTUALE

    Valmir Veliu shitet 160 mijë euro, bëhet futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës

    June 24, 2022

    Mësohet kur do të filloj përgatitjet për sezonin e ri në Superligë skuadra e Ferizajt

    June 24, 2022

    ‘Favor i madh për Llapin’: Statistika interesante e Buducnostit në garat europiane

    June 24, 2022

    Zyrtare: Vushtrria prezanton përforcimin e radhës

    June 24, 2022
    TË TJERA

    Short i vështirë për KFF Hajvalinë në Ligën e Kampionëve

    June 24, 2022

    Zyrtare: Dresevic kalon te skuadra e Andrea Pirlos në Superligën e Turqisë

    June 24, 2022

    Shqiptari që dyshohet për vjedhje në vilën e Benzemas pritet të ekstradohet në Spanjë

    June 24, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.