AKTUALE

    Interi merr vendim për portierin Radu

    May 7, 2022

    Shala paralajmëron Malisheven para duelit derbi

    May 7, 2022

    Bisha Muriqi: Jep asistim për të barazuar rezultatin

    May 7, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Shala paralajmëron Malisheven para duelit derbi
    Superliga

    Shala paralajmëron Malisheven para duelit derbi

    By V.IMay 7, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

    Tashmë veçse kampioni i Kosovës është shpallur edhe matematikisht. Sezonin 2021/22 e ka fituar skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, raporton Gazeta Enigma.

    Ekipet që deri më tani i kanë siguruar garat evropiane janë, Ballkani, Gjilani dhe Drita. Kurse, Llapit i duhet vetëm edhe një pikë.

    Feronikeli dhe Ulpiana edhe zyrtarisht sezonin tjetër garat do t’i zhvillojnë në Ligën e Parë, kurse lufta më e madhe po zhvillohet për t’i ikur vendit të tetë që çon në barazh.

    Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë ekipet që deri në fund do luftojnë për t’i ikur kësaj pozite.

    Në kuadër të xhiros së 34-të, skuadra e Dukagjinit do të udhëtojë në Gjilan për t’u përballur me ekipin e Dritës.

    Gazeta Enigma e ka kontaktuar mbrojtësin e majtë të Dukagjinit, Arbër Shalën, i cili ka folur për ndeshjen e nesërme.

    Mbrojtësi nga Rahoveci beson fuqishëm se skuadra e tij edhe në ndeshjen ndaj Dritës do marrë rezultat pozitiv.

    “Këto xhirot e fazës së katërt kemi një ecuri shumë pozitive, e cila ka ardhur në momentet e duhura, duke e pa pozitën që jemi, duke u munduar të shmangemi nga barazhi, besoj se edhe ndeshjen ndaj Dritës do të marrim një rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë deri në sfidën e fundit m këto rezultate, në fund mendoj që nuk do jemi në barazh”, ka thënë Shala.

    Mbrojtësi ka treguar se atmosfera në skuadrën nga Klina është fantastike.

    “Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit, mendoj që ky është celësi i suksesit të rezultateve pozitive që kemi arritur deri më tani”, shtoi më tutje Shala.

    Për fund, futbollisti 30-vjeçari ka edhe një premtim për tifozët, “Hithat”, të cilët po e përkrahin vazhdimisht ekipin e tyre të zermës.

    “Tifozëve ju premtojmë që edhe ndeshjen e radhës do ta japim maksimumin sikurse të gjitha ndeshjet e kaluara, besoj që nuk do t’i zhgënjejmë në fund sepse futbolli luhet edhe për tifozë, ata janë lojtari i 12-të i ekipit”, përfundoi Shala.

    Dukagjini pas 33 xhirove pozicionohet në vendin e gjashtë me 45 pikë të mbledhura, dy më shumë se Drenica e cila gjendet në zonën e rrezikshme.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Skandaloze nga FFK: Çaka edhe këtë xhiro injorohet

    May 6, 2022

    Delegohen gjyqtarët e xhiros së 34-të në Superligë, ja kush i drejton duelet kryesore

    May 6, 2022

    Java e 34-të shumë e nxehtë në Superligë, mund të vendoset fati i kampionatit

    May 6, 2022

    Prishtina ‘burgoset’ nga UEFA

    May 6, 2022
    AKTUALE

    Shala paralajmëron Malisheven para duelit derbi

    May 7, 2022

    Zbulohet orari i ndeshjeve ndërkombëtare te Gjilanit, Dritës dhe Llapit

    May 7, 2022

    Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit

    May 7, 2022

    Sot lirohet nga burgu Otto John

    May 7, 2022
    TË TJERA

    Interi merr vendim për portierin Radu

    May 7, 2022

    Bisha Muriqi: Jep asistim për të barazuar rezultatin

    May 7, 2022

    Kurdisje në Championship? Portieri ia lëshon topin sulmuesit kundërshtar

    May 7, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.