AKTUALE

    Drita skuadër bartëse për raundin e tretë të Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët eventual

    July 16, 2022

    Mobilizohen “Shqiponjat e Zeza”, kundër vizitës së studenteve serb në Prekaz!

    July 16, 2022

    Befasi: Dren Gashi transferohet në Kategorinë Superiore

    July 16, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Superliga»Shala i Ulpianës flet për duelin ndaj Ballkanit: Shpresojmë për ndonjë befasi eventuale nesër
    Superliga

    Shala i Ulpianës flet për duelin ndaj Ballkanit: Shpresojmë për ndonjë befasi eventuale nesër

    By G.LApril 22, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Mesfushori i Ulpianës, Ardi Shala në një prononcim për Metron para ndeshjes së nesërme kundër Ballkanit, ka thënë se do të shpresojnë për një befasi eventuale, ndërsa ka njoftuar se ka pasur interesim për të nga disa skuadra të Superligës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

    Skuadra e Ulpianës do të pres në shtëpi nesër Ballkanin në duelin që do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00. Për këtë ndeshje mesfushori i Ulpianës, Ardi Shala ka deklaruar se shpreson që të jetë pika e kthesës për skuadrën e tij e cila nuk dinë për fitore në tetë takimet e fundit.

    ”Shpresojmë që nesër të jetë pika e kthesës edhe pse e dimë kualitetin që posedon kundërshtari por luajmë në shtëpi dhe shpresojmë për ndonjë befasi eventuale,” tha Shala.

    Ulpiana është në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 24 pikë të grumbulluara nga 29 ndeshje dhe është në rrezik mjaft të madh që të rikthehet në Ligën e Parë vetëm pas një sezoni, për këtë 25-vjeçari deklaroi se do të mundohen deri në fund të marrin maksimumin e pikëve.

    ”Kemi mbetur mbrapa por kemi edhe 21 pikë në lojë do të mundohemi të marrim maksimumin nga këto xhiro pastaj të shohim në fund ku do jemi, shpresojmë të kapim vendin që dërgon në barazh,” theksoi ai.

    Afati kalimtar i verës është afër dhe skuadrat nga elita e futbollit kosovar kanë filluar të mendojnë për të përforcuar ekipet për edicionin e ardhshëm, e për Metron Shala e konfirmoi se ka skuadra që kanë shprehur interesim për të.

    ”Për momentin jam duke menduar vetëm për këto ndeshjet e mbetura që t’i ndihmoj ekipit ku jam sa më shumë, por ka pasur edhe interesim nga disa skuadra por të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen,” përfundoi Shala.

    Ulpiana nesër nuk do ta ketë fare të lehtë përballjen ndaj Ballkanit e cila është lider i Superligës me 63 pikë, ndërsa kujtojmë se në tre ndeshjet e luajtura këtë edicion mysafirët kanë dy fitore, kurse lipjanasit kishin shkaktuar befasinë në shtëpi pasi që kishin triumfuar me rezultat 2-1, ku golin e fitores e kishte realizuar Ardi Shala në fund të ndeshjes.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Dy ndeshje me Prishtinën, ja lojtarët e preferuar tek Munishi në formacion startues

    July 16, 2022

    Malisheva zhvillon sot miqësore me skuadrën nga Liga e Parë

    July 16, 2022

    Zyrtare: Talenti i madh prezantohet tek skuadra e Superligës

    July 16, 2022

    Broja tregon gjasat e Dritës ndaj kundërshtarëve belg

    July 15, 2022
    AKTUALE

    Mobilizohen “Shqiponjat e Zeza”, kundër vizitës së studenteve serb në Prekaz!

    July 16, 2022

    Enis Zabërgja vazhdon “shëtitjen” nëper klubet kosovare

    July 16, 2022

    Dy ndeshje me Prishtinën, ja lojtarët e preferuar tek Munishi në formacion startues

    July 16, 2022

    Skender Shengyli i kundërpërgjigjet Qemal Krasniqit: Nuk i kam thënë vetës legjendë, por më thotë e gjithë Kosova

    July 16, 2022
    TË TJERA

    Drita skuadër bartëse për raundin e tretë të Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët eventual

    July 16, 2022

    Befasi: Dren Gashi transferohet në Kategorinë Superiore

    July 16, 2022

    Ish-futbolisti i Dritës i shënon gol Baselit në kampionatin zviceran

    July 16, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.