AKTUALE

    Futbollisti “nokauton” gjyqtaren: Shikoni skenën e turpshme në fushën e futbollit

    August 1, 2022

    Talenti kosovar drejt Turqisë, provohet në Besiktas dhe në Istanbulspor

    August 1, 2022

    Roma “zjarr” në merkato, gati edhe dy emra të bujshëm për Mourinhon

    August 1, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Bota»Roma “zjarr” në merkato, gati edhe dy emra të bujshëm për Mourinhon
    Bota

    Roma “zjarr” në merkato, gati edhe dy emra të bujshëm për Mourinhon

    By FFKAugust 1, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Triumfi në Conference League dhe firma me Paulo Dybalën ka rritur vetëdijen që Roma mund të synojë titullin kampion që këtë sezon, ndaj drejtori sportiv Pinto dhe trajneri Jose Mourinho po shtyjnë për dy përforcime të tjera të bujshme.

    I pari është mesfushori holandez Georgino Wijnaldum, i mbetur i izoluar te PSG-ja dhe për të verdhekuqtë punojnë prej ditësh, që ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje.

    Palët duan ta mbyllin transferimin brenda kësaj jave, teksa Wijnaldum jo vetëm që do të plotësonte repartin, por do t’i shtonte mesfushës cilësi, eksperiencë dhe mentalitet kampioni, duke qenë se ka fituar jo pak në karrierën e tij.

    Ndërkohë së fundi verdhekuqtë kanë intensifikuar kontaktet edhe me Andrea Belottin, sulmues italian që është pa skuadër, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Torinon.

    Belotti është kontaktuar personalisht nga Mourinho, që synon ta bindë të transferohet në Romë dhe po vlerëson me përparësi ofertën, teksa në 48 orët e ardhshme mund të vijë edhe firma e shumëpritur.

    Me sulmuesin italian, Mourinho mund të provojë rikthimin te skema e tij e preferuar 4-2-3-1, ku Belotti do të pozicionohej në majë të sulmit, i mbështetur nga Dybala, Abraham e Zaniolo.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Futbollisti “nokauton” gjyqtaren: Shikoni skenën e turpshme në fushën e futbollit

    August 1, 2022

    Neymar i befason të gjithë, ua ndan medaljet Messit me shokë

    August 1, 2022

    Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Klasvik

    July 31, 2022

    Pas 23 vjetësh në Premierligë, klubi anglez bën 12 përforcime

    July 31, 2022
    AKTUALE

    Talenti kosovar drejt Turqisë, provohet në Besiktas dhe në Istanbulspor

    August 1, 2022

    Reagon ‘Ballisti’ pas tensioneve në Mitrovicën e Veriut

    July 31, 2022

    Zyrtare: Gjilani prezanton një super ardhje

    July 31, 2022

    Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Klasvik

    July 31, 2022
    TË TJERA

    Futbollisti “nokauton” gjyqtaren: Shikoni skenën e turpshme në fushën e futbollit

    August 1, 2022

    Roma “zjarr” në merkato, gati edhe dy emra të bujshëm për Mourinhon

    August 1, 2022

    Neymar i befason të gjithë, ua ndan medaljet Messit me shokë

    August 1, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.