AKTUALE

    Trajneri e çon në qiell Arbër Zenelin

    April 21, 2022

    Ndodhi edhe kjo: Benzemas ia kaloi me shpejtësi referi “vetëtimë”

    April 21, 2022

    SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje, i dhuron fanellën e nënshkruar nga futbollistët

    April 21, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Kupa e Kosovës»Rikthimi në vitin 2001: Hera e fundit kur Drita fitoi Kupën
    Kupa e Kosovës

    Rikthimi në vitin 2001: Hera e fundit kur Drita fitoi Kupën

    By V.IApril 14, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Që kur Drita kishte triumfuar për herë të parë dhe të fundit në evenimentin e Kupës së Kosovës kanë kaluar rreth 21 vjet. Klubi gjilanas që prej asaj kohe ka ngritur lart edhe trofe të tjerë ndër vite, por jo edhe Kupën e Kosovës.

    “Bardhekaltrit” këtë vit janë 90 minuta larg trofeut të shumëkërkuar edhe nga tifozët, por edhe drejtuesit e klubit nga Anamorava që gjithashtu janë në garë edhe për titull të kampionit.

    Ishte edicioni i largët 2000/01 kur Drita e ngriti “në qiell” trofeun e Kupës për herë të parë dhe të fundit. Atë botë, Drita mposhti rivalin e përbetuar lokal Gjilanin me rezultat 6:5 pas ekzekutimit të penalltive.

    Atë kohë, Klubi i Dritës drejtohej nga presidenti tashmë i ndjerë, Selami Osmani – Bezi, të cilin “Intelektualët”, tifogrupi i skuadrës e kujtojnë vazhdimisht.

    Pamjet e asaj finaleje ekzistojnë ende në arkivat e klubit gjilanas tregojnë se në atë ndeshje kundër Gjilanit, vetëm pak pas luftës, stadiumi në Prishtinë nuk kishte vend as për “gjilpër” në shkallët e stadiumit, për faktin se ishte i stërmbushur nga tifozeritë e dy klubeve.

    Bylbyl Sokoli, trajneri i njohur kosovar drejtonte Dritën në atë kohë duke shkruar historinë me Dritën për trofeun e parë të saj në histori.

    Ndeshja për 120 minuta ishte e baraspeshuar në rezultat 1:1, andaj penalltitë ishin përcaktues për fituesin e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

    Futbollistët e Dritës ishin më efikas në goditje, por edhe me ndihmën e portierit që e priti penalltinë vendimtare për të shpërthyer në festë mijëra tifozë të ekipit.

    Tifozët, futbollistët dhe stafi i trajnerëve vrapuan në drejtim të presidentit Osmani që ishte ndër më meritorët që Drita ishte në atë situatë, për shkak të investimeve të tij, që për kohën ishin bukur të mëdha.

    E ngritjen e trofeut të parë të Dritës e bëri kapiteni i asaj kohe, Bekim Isufi që tashmë është trajner mjaft i sukseshëm që ka drejtuar gjatë karrierës klube të mëdha dhe që ka fituar edhe trofe, përfshirë titullin kampion dhe Superkupën me po klubin e njëjtë para jo shumë vjetësh.

    Se a do të shohim situatë të njejtë por me akterë të ndryshëm edhe këtë edicion mbetet të shihet finalja e madhe e 21 majit ku Drita rival ka Llapin e Tahir Batatinës.

    Mëposhtë mund të shikoni finalen e vitit 2001, gjegjësisht ekzekutimin e penalltive, festën dhe ceremoninë e trofeut.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

    April 19, 2022

    Orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

    April 18, 2022

    Kastriot Selmani flet pas kalimit në finale: Arritje historike për ne, Kupa do të mbetet në “Zahir Pajaziti”

    April 13, 2022

    Drita dhe Llapi në finale të Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet kokë më kokë në dhjetë ndeshjet e fundit

    April 13, 2022
    AKTUALE

    SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje, i dhuron fanellën e nënshkruar nga futbollistët

    April 21, 2022

    “Është mbushur kupa” – Klubi i Ligës së Parë pavarësisht fitores reagon ashpër në ndarje të drejtësisë

    April 20, 2022

    Skuadra kosovare shtron iftar për futbollistët dhe drejtuesit e klubit

    April 20, 2022

    Këto janë fjaltë e Shpëtim Idrizit pasi rikthehu në Superligë 89-shin

    April 20, 2022
    TË TJERA

    Trajneri e çon në qiell Arbër Zenelin

    April 21, 2022

    Ndodhi edhe kjo: Benzemas ia kaloi me shpejtësi referi “vetëtimë”

    April 21, 2022

    “Jemi munduar me qenë të afërt” – talenti i Kosovës flet për duelin me lojtarët ukrainas

    April 21, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.