AKTUALE

    Jose Mourinho i bën thirrje FIFA-s që ta shpëtojë Afrikën nga kombëtaret e tjera

    June 25, 2022

    Zyrtare: Gjilani bën ‘goditjen’ e madhe

    June 25, 2022

    Tirana – Fenerbahce: Me këtë rezultat ka përfunduar kjo miqësore

    June 25, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Liga e Parë»Rikthimi i Trepçës ’89 në Superligë, objektivat madhore në elitë dhe e ardhmja e tij, flet hapur Shpëtim Idrizi
    Liga e Parë

    Rikthimi i Trepçës ’89 në Superligë, objektivat madhore në elitë dhe e ardhmja e tij, flet hapur Shpëtim Idrizi

    By R.JApril 21, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Shpëtim Idrizi, ish-futbollisti i mirënjohur dhe tash e disa edicione trajner i Trepçës ’89 në një intervistë për Demokracia.com ka folur rreth edicionit në Ligën e Parë, objektivave të ekipit në elitë edicionin e radhës dhe të ardhmen e tij te skuadra mitrovicase.

    Vetëm një edicion pas rënies, 89-shi, dikur kampion i Kosovës me Idrizin kapiten, ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës në futboll, disa xhiro para fundit në Grupin A të Ligës së Parë.

    “Minatorët” ishin larg skuadra më e mirë këtë edicion në Ligën e Parë.

    Këtë e dëshmon edhe renditja dhe pikët në tabelë, duke e lënë prapa ndjekësin e parë me një diferencë prej 12 pikëve, kur kanë mbetur të zhvillohen edhe disa javë.

    EDICIONI NË LIGËN E PARË

    Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi u shpreh se nga starti i kampionatit ekipi i tij ishte dalluar nga kundërshtarët.

    Meritorët për këtë të arritur, sipas Idrizit, ishin futbollistët që tha se kishin paraqitje të mira, angazhim dhe disiplinë.

    “Qysh prej fillimit të kampionatit kemi qenë bindshëm ekipi më i mirë në çdo aspekt në Ligën e Parë, ku me paraqitjet e lojtarëve, angazhimin dhe disiplinën të cilën e kanë treguar lojtarët e kemi arritur qëllimin dhe objektivin madhor i cili ka qenë rikthimi në Superligë. Besoj që “çelësi” i suksesit ka qenë grupi homogjen të cilin e kemi krijuar së bashku me stafin dhe lojtarët“, deklaroi për fillim Idrizi për Demokracia.com.

    SYNIMET NË SUPERLIGË

    Të “etur” për sukses, 89-shi synon që të lë gjurmë të mëdha në edicionin në vijim në elitën e futbollit kosovar.

    Idrizi thekson se “Xehëtarët” do të jenë konkurent për njërin nga trofetë e mundshëm, duke mos e veçuar titullin apo Kupën e Kosovës.

    “Si zakonisht Trepça ’89 gjithmonë ka pasur synim titullin dhe Kupën e Kosovës. Mendoj që përsëri do të jetë objektivi ynë që të paktën njërën nga këto ta fitojmë dhe besoj me tre eventualisht katër përforcime do të jemi protagonistët kryesorë në Superligë“, nënvizoi trajneri dhe ish-futbollisti mitrovicas.

    E ARDHMJA

    Tifozët dhe futbolldashësit kosovar Trepçën ’89 do ta shohin sërish në Superligë nën drejtimin e Idrizit me të cilin skuadrës asnjëherë nuk i ka munguar motivi dhe loja e mirë.

    “Mendoj që përsëri do te jem pjesë e ekipit ku realisht u bë viti i tretë që e udhëheqi Trepçen ’89 dhe gradualisht e kam fituar edhe përvojën e duhur në këtë aspekt“, theksoi për fund Shpëtim Idrizi.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Skuadra e Ligës së Parë, 5 mijë euro borxhe lojtarëve

    June 22, 2022

    Zyrtare: Vushtrria prezanton përforcimin e parë

    June 21, 2022

    Largohet nga Flamurtari, Sekiraqa merr oferta të shumta

    June 20, 2022

    Golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë, bëhet me skuadër të re

    June 20, 2022
    AKTUALE

    Zyrtare: Gjilani bën ‘goditjen’ e madhe

    June 25, 2022

    Atmosferë fantastike tek SC Gjilani, Mevlan Zeka ia thotë këngës

    June 25, 2022

    Lëndohet keq ylli i Ballkanit, pritet të mungoj më shumë se 6 muaj

    June 25, 2022

    Gjilani sot prezanton super ardhjen e fundit!

    June 25, 2022
    TË TJERA

    Jose Mourinho i bën thirrje FIFA-s që ta shpëtojë Afrikën nga kombëtaret e tjera

    June 25, 2022

    Tirana – Fenerbahce: Me këtë rezultat ka përfunduar kjo miqësore

    June 25, 2022

    E padëgjuar! Klubi i La Liga-s kërkon që qentë të lejohen “të ndjekin” ndeshjet në stadium

    June 25, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.