AKTUALE

    Zyrtare: Prishtina prezanton lojtarin e Ballkanit

    July 1, 2022

    Zyrtare: Llapi nuk ndalet, prezanton edhe një lojtar

    July 1, 2022

    Zyrtare: Drita prezanton ardhjen një ganezi

    July 1, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Shqipëria»Reja iu “tërheq veshin” lojtarëve: Mos na konsideroni të vdekur, Hysaj është mësuar me sakrifica!
    Shqipëria

    Reja iu “tërheq veshin” lojtarëve: Mos na konsideroni të vdekur, Hysaj është mësuar me sakrifica!

    By R.JJune 12, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Trajneri Edy Reja foli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Estonisë, ditën e hënë në orën 18:00. Tekniku italian theksoi se skuadra nuk mund të konsiderohet e vdekur pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje, ndërsa shtoi se ekipi duhet të luajë me mendje në kokë.

    “Kam lojtarë konkurrues për nesër dhe që kanë vlerë, kur luan në kombëtare nuk ekziston miqësorja sepse pritshmëritë janë të larta dhe duhen lojtarë me stimuj. Ndaj duhet të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe jam i bindur se do të paraqiten mirë pavarësisht se është miqësore. Duhet të bëjmë një paraqitje me intensitet të lartë, të paktën këto janë pritshmëritë tona.

    E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë.

    Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë. Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet ta përmirësojmë, sepse mos të reagojmë është papranueshme.

    Ndaj Estonisë më intereson paraqitja dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinaj apo Muçolli. Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj t’i rikuperoj. Hysajn mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikoj dhe nuk e ka problem”, u shpreh Reja.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    ​Ja kur fillon kampionati shqiptar i futbollit

    June 30, 2022

    Inter nuk mjaftohet me Asllanin, zikaltërit interesohen edhe për një tjetër shqiptar

    June 29, 2022

    Gjilani afër mesfushorit që shkëlqeu në Shqipëri

    June 29, 2022

    Befasi: Skënderbeu transferon mbrojtësin që u largua nga Llapi

    June 28, 2022
    AKTUALE

    Zyrtare: Prishtina prezanton lojtarin e Ballkanit

    July 1, 2022

    Zyrtare: Drita prezanton ardhjen një ganezi

    July 1, 2022

    Skuadra e Superligës nis stërvitjet me ambicie të mëdha për edicionin e ri

    July 1, 2022

    Zyrtare: Prishtina prezanton ardhjen e tretë

    July 1, 2022
    TË TJERA

    Kjo është risia që e sjell FIFA që ‘e di’ kur është lojtari në pozicion jashtë loje (VIDEO)

    July 1, 2022

    Muriqi e “frikëson” Gallatën me rrogën që i kërkon

    July 1, 2022

    Shikoni episodin qesharak në Libertadores: Gjyqtari meritonte të paktën të verdhën

    July 1, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.