AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Reagojnë tifo-grupi “Dardanët”: Nuk e kemi bërë asnjë lëshim me dashje në koreografinë për Fadil Vokrrin
    Futbolli vendor

    Reagojnë tifo-grupi “Dardanët”: Nuk e kemi bërë asnjë lëshim me dashje në koreografinë për Fadil Vokrrin

    By V.IJune 11, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Në vlugun e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, pos performancës së skuadrës, ajo çfarë ka “ngritur pluhur” jo pak këto kohë është edhe organizimi i tifo-grupit “Dardanët” për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore.

    Përkundër që u lavdua organizimi dhe koreografia e bërë nga tifozët në kujtim të katërvjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit, pati edhe nga ata që e kritikuan udhëheqësinë e tifozëve për lëshime “jo të rastësishme” gjatë kësaj ndeshjeje.

    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i “Dardanëve” të cilët mohuan të kenë lëshuar ndonjë gabim me dashje.

    Ndër të tjera ata thanë se idetë ndonjëherë mund t’i marrin edhe nga ndokush tjetër, por që nuk ka pasur ndonjë huqje të orkestruar paraprakisht.

    Më poshtë gjeni reagimin e tyre të plotë:

    Në ndeshjen kundër Irlandës Veriore ishim më të organizuar se kurrë më parë. Pranojmë gabimet dhe lëshimet për t’u përmirësuar. Punuam me net të tëra njëren prej koreografive më emblematike që është shfaqur ndonjëherë në stadiumin Fadil Vokrri.

    Kur jemi te emri i këtij të fundit, i legjendës sonë, përgenjështrojmë të gjitha shkrimet që dëshirojnë të na fajësojnë padrejtësisht se gjoja kemi orkestruar ndonjë lëshim kundër tij.

    Kemi qenë prej personave më të afërt të Vokrrit dhe mburremi për këtë gjë. Kemi bërë homazhe që në mëngjes. I kemi kushtuar kore. I kemi kënduar. E kemi bërë ritual minutën e 9-të të çdo ndeshjeje të përkujtohet. Do ta përkujtojmë përgjithmonë. Po, edhe me koreografi. Nuk ka institucion, personalitet apo çkado qoftë – i cili mund të na pengojë në këtë drejtim. Po ashtu, edhe rekuizitat me emër të Vokrrit i kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë.

    Ndryshe nga llafazanët, të cilët nuk dëshirojnë të ndihmojnë, por vetëm të përçajnë – ne, kryesia e Dardanëve, falënderojmë përzemërsisht një grup personash, dashamirësh të kombëtares në vendet e Evropës perëndimore dhe përtej Oqeanit, të cilët na kanë ndihmuar me dhjetëra koreografi. Pjesë e tyre ka edhe elitë intelektualësh. Nuk kërkojnë bileta në këmbim. Nuk kërkojnë asgjë. Vetëm japin këshilla që panorama në Fadil Vokrri të duket më e mirë. Pra, idetë dhe mbishkrimet e shumta prej koreografive që janë shpalosur nga 2016 e këndej janë edhe ndihmë e tyre.

    Kuptohet, nuk është sekret, diçka të tillë e bëjnë edhe disa figura brenda Kosovës, të sferës artistike. Njësoj sikur “Raised by ëar, stronger than fear” – që ishte kryevepra që na u këshillua nga njëri prej tyre.

    Me pak fjalë, gjithë këta i falënderojmë përzemërsisht.

    Në fund, falënderimi shkon edhe për FFK-në si institucion që na ka ndihmuar për bileta dhe për kushte tjera logjistike, duke na hapur dyert e stadiumit të punonim edhe para mëngjesit të hershëm. Njëherazi, falënderojmë edhe forcat e rendit me në krye Policinë e Kosovës për mirëkuptimin që paten gjatë kortezhit që bëmë, ashtu si dhe të gjithë anëtarët e tifogrupit që iu përgjigjen ftesës sonë për të ardhur në Prishtinë që herët, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve.

    E dimë që mundemi dhe do të bëhemi edhe më të organizuar, por ne do të punojmë vazhdimisht në atë drejtim.

    Ka ardhur koha si përbrenda nesh, ashtu edhe jashtë nesh – tu japim respekt dhe falënderim njerëzve vullnetmirë që ndihmojnë pa kushte.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Milaim Rama e heq merakun e jetës, e bija e tij, Alketa i bashkohet Kosovës

    June 23, 2022

    Drita konfirmon ndarjen me këtë futbollist

    June 23, 2022

    Viktor Kuka i hy në “mexh” politikës, reagon për trustin

    June 23, 2022
    AKTUALE

    Malisheva vazhdon edhe për një vit me një nga lojtarët kryesor

    June 23, 2022

    Pas zyrtarizimit, Zabërgja jep premtim për Skifterat

    June 23, 2022

    Zyrtare: Gjilani transferon reprezentusin e Kosovës U21

    June 23, 2022

    Zyrtare: Ballkani prezanton sulmuesin brazilian

    June 23, 2022
    TË TJERA

    Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Lewandowskin

    June 23, 2022

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    June 23, 2022

    Fitoi Evropa Ligën, pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare

    June 23, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.