Skuadra e Inter gjatë afatit kalimtar të verës pritet të bëj një ulje të pagave të futbollistëve, për shkak të problemeve financiare pas pandemisë, ndërsa janë publikuar edhe pagat e të gjithë lojtarëve të ‘Nerazurëve’, transmeton Gazeta Metro.
Inter aq sa po mendon edhe për afrimet është duke menduar edhe për largimet nga klubi, sidomos shitjen e disa futbollistëve të cilët kanë paga të larta në klub.
Derisa dy më të paguarit Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal janë emrat më të përfolur për shkak edhe të pagave shumë të larta dhe për arsyen se nuk kanë pranuar ulje në pagat e tyre.
Mediumi i famshëm italian, Corriere dello Sport ka publikuar edhe listën e pagave të të gjithë lojtarëve, ku dhjetë më të paguarit janë: Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Marcelo Brozovic, Lautaro Martinez, Hakan Calhanoglu, Edin Dzeko, Nicolo Barella, Ivan Perisic, Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar.
Kujtojmë që Inter janë në pozitën e dytë në Serie A dhe po luftojnë ashpër me Milan’in për vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pak ditë më parë triumfoi edhe në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventus me rezultat 2-4. /gazetametro.net
Më poshtë gjeni edhe pagat e të gjithë futbollistëve:
Sanchez 7 milionë euro
Vidal 6,5 milionë euro
Brozovic 6,5 milionë euro
Lautaro 6 milionë euro
Calhanoglu 5 milionë euro
Dzeko 5 milionë euro
Barella 5 milionë euro
Perisic 4,8 milionë euro
De Vrij 4,2 milionë euro
Skriniar 3,8 milionë euro
Handanovic 3,8 milionë euro
Correa 3,5 milionë euro
Gosens 3 milionë euro
Vecino 3 milionë euro
Bastoni 2,8 milionë euro
Dumfries 2,5 milionë euro
Darmian 2,4 milionë euro
Dimarco 2 milionë euro
Gagliardini 1,8 milionë euro
Radu 1,8 milionë euro
D’Ambrosio 1,6 milionë euro
Kolarov 1,5 milionë euro
Ranocchia 1,2 milionë euro
Caicedo 0,8 milionë euro
Cordaz 0,5 milionë euro.