Skuadra e Prishtinës ka filluar të përforcohet në këtë merkato – pas problemeve të shumta që kishte dhe po vazhdon të ketë nga sezoni i kaluar dhe kriza e madhe që kaploi tek skuadra më e madhe kosovare.
Pas disa largimeve të lojtarëve kyç, FC Prishtina ka filluar të mendojë për ekipin që do ta krijojë për stinorin e ardhshëm.
Ditë më parë, klubi i Prishtinës zyrtarizoi Ismet Munishin, i cili do t’i udhëheqë ata në sezonin e ri.
GazetaBlic Sport mëson se një nga lojtarët që mund të kalojë tek skuadra e Prishtinës në këtë merkato është sulmuesi Shend Kelmendi.
Sulmuesi Kelmendi ka luajtur edhe në të kaluarën tek Prishtina dhe poashtu ishte nën urdhërat e Munishit tek Gjilani.Munishi e pëlqen sulmuesin dhe Prishtina mund të tentojë transferimin e tij në këtë afat kalimtar.