AKTUALE

    Megjithat, Mankenda debuton me gol te Liepaja

    June 27, 2022

    Zyrtare: Skuadra e Superligës mbetet pa trajner

    June 27, 2022

    Komplikohet shitja e Vedat Muriqit, ky dekret në Itali po ia vështirëson punët Lazios dhe lojtarit

    June 27, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini uron Agim Ademin në 6- vjetorin e FFK-së në UEFA
    Futbolli vendor

    Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini uron Agim Ademin në 6- vjetorin e FFK-së në UEFA

    By R.JMay 3, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Në mesin e shumë urimeve me rastin e 6-vjetorit të pranimit të FFK-së në UEFA, sot shtëpia e futbollit është uruara edhe nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.

    Ai e ka uruar futbollin kosovare dhe Agim Ademin duke vlerësuar se futbolli ynë po ecë më hapa të mëdhenj drejt majave të Evropës.

    Telegrami i plotë i Sejdinit:

    Drejtuar: Federatës së Futbollit të Kosovës,

    Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

    Presidentit, z. Agim Ademi

    Kosova me katër klube në përfaqësimin në eliminatoret për Kupat e Europës. Për më shumë, ndryshe nga vitet paraprake kur ishin pjesë e fazës paraeliminatore, klubet kosovare tashmë kërcejnë në nivel tjetër dhe do të jenë pjesë e raundeve kualifikuese drejt fazës së grupeve. Është ky një prej lajmeve më të rëndësishme që ka mundur të merr vendi juaj tashmë kur bëhen 6 vite nga pranimi i FFK-së si anëtare e plotëfuqishme e UEFA-së.

    Saktë gjashtë vite më parë shtëpia e futbollit Europian hapi dyert e institucionalizimit të futbollit të Kosovës dhe në kaq pak vite ju duhet të jeni krenarë për hapat e rëndësishëm që keni bërë përpara. E nisur nga presidenti i ndjerë Fadil Vokrri, e duke vazhduar nga krahu e tij i djathtë, Agim Ademi, president aktual, Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar impenjim admirues dhe përkushtim shembullor për avansimin e këtij sporti. Dhe jo vetëm federata, por edhe klubet, sponsorët, mediat dhe gjithë përbërësit e garës janë meritorë për ngritjen e futbollit kosovar.

    Nëse gjashtë vite më parë ishit të posa-institucionalizuar e kushtimisht thënë fillestarë, sot pas 6 viteve jeni vend serioz, me një ekip përfaqësues të respektuar nga të gjithë, me klube që vitin paraprak treguan cilësi e dinjitet në përfaqësimin europian dhe me nivel e vendosshmëri për t’u përmirësuar akoma më shumë në të ardhmen.

    FFK dhe Komiteti Ekzekutiv në krye me presidentin Agim Ademi prezantuan një strategji të qartë për periudhën që pason, ku mes tjerash vëmendje e veçantë po i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës. Kjo do të bëjë ndikim të madh në krijimin e një imazhi tjetër të futbollit tuaj, paralel me krijimin e kushteve më të mira për punë. Këto janë parakushte për të ardhme të suksesshme dhe Kosova duket se gëzimet e vërteta në futboll i pret në periudhën që pason.

    Me këtë rast, duke ju dëshiruar shumë suksese në të ardhmen, në emrin tim personal, në emër të Këshillit Drejtues të FFM-së, në emër të federatës dhe gjithë komunitetit të futbollit në vendin tonë, ju uroj 6 vjetorin e pranimit si anëtare e plotëfuqishme e UEFA-së.

    Me respekt, Muamed Sejdini,

    President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. /Demokracia.com





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Megjithat, Mankenda debuton me gol te Liepaja

    June 27, 2022

    Rapa u largua nga SC Gjilani, mbrojtësi i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 27, 2022

    Biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris do të shiten në mënyrë online

    June 27, 2022

    Rashica befason shkollën e futbollit Vushtrria në Shqipëri

    June 27, 2022
    AKTUALE

    Megjithat, Mankenda debuton me gol te Liepaja

    June 27, 2022

    Zyrtare: Skuadra e Superligës mbetet pa trajner

    June 27, 2022

    Prishtina rikthen në skuadër pas 4 vitesh këtë lojtar

    June 27, 2022

    Rapa u largua nga SC Gjilani, mbrojtësi i bashkohet klubit të madh shqiptar

    June 27, 2022
    TË TJERA

    Megjithat, Mankenda debuton me gol te Liepaja

    June 27, 2022

    Komplikohet shitja e Vedat Muriqit, ky dekret në Itali po ia vështirëson punët Lazios dhe lojtarit

    June 27, 2022

    Kosova e shkatrron Maqedonin e Veriut në miqësoren e sotme

    June 27, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.