AKTUALE

    Broja dhe 70 milionë paund për rikthimin e bujshëm, Chelsea sakrifikon shqiptarin

    June 26, 2022

    Fenerbahce-Tirana, një lojtar mbyll përfundimisht historinë e tij! Trajneri e largoi pas 25 minutash lojë

    June 26, 2022

    Ndeshje kontrolluese: Drita dhe Ballkani përballen mes vete, Gjilani dhe Llapi luajnë me këto skuadra

    June 26, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    • Rreth nesh
    • Na kontakto
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt SportKorrekt Sport
    • Ballina
    • Futbolli vendor
      • Superliga
      • Liga e Parë
      • Liga e Dytë
      • Liga e Tretë
      • Kupa e Kosovës
      • Legjionarët
      • Juniorët
    • Futsall
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Bota
    • Rajoni
    • Femrat
    • MERKATO
    NA NDIQNI
    Korrekt SportKorrekt Sport
    Home»Futbolli vendor»Portieri i mirënjohur, Petrit Tahiri objektiv i shumë skuadrave kosovare
    Futbolli vendor

    Portieri i mirënjohur, Petrit Tahiri objektiv i shumë skuadrave kosovare

    By R.JJune 21, 2022
    Facebook WhatsApp Twitter Email
    Share
    Facebook Twitter Email WhatsApp





    Pas ndeshjes së humbur të barazhit ndaj Malishevës dhe dështimit për tu inkuadruar në Superligë, Vushtrria ka mbetur me shumë dilema dhe pikëpyetje për të ardhmen me disa prej lojtarëve kyq që mund të ndryshojnë ambient në merkaton verore.

    Burime të Gazetës Olle bëjnë të ditur se në mesin e atyre që pritet të largohen është edhe portieri me shumë përvojë, Petrit Tahiri, i cili ka oferta nga Superliga dhe Liga e Parë.

    Tahiri me pritjet e tij ishte ndër më meritorët në suksesin e Vushtrrisë, e cila ishte edhe skuadra me kohën më të gjatë pa pësuar humbje në Ligën e Parë duke mos u mposhtur në 19 xhirot e para kampionale.

    I pyetur nga Olle në lidhje me të ardhmen, 29 vjeçari u shpreh: “Është e vërtetë që ka përfunduar kontrata ime me Vushtrrinë dhe se jam në negociata me disa skuadra, për momentin nuk mund të jap diçka më shumë deri sa të ketë diçka konkrete dhe nënshkrim në letër, por mund të them se po punoj fortë që në edicionin e ardhshëm të kem formë akoma më të mirë dhe pse jo të kem një sezon të paharrueshëm”.

    Vite më parë, Petrit Tahiri kishte ndihmuar Vushtrrinë të shpallej kampione në Superligë për herë të parë dhe të vetme në histori të klubit teksa falë paraqitjeve fantastike ishte shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës edhe si “Portieri më i mirë në vitin 2014”.





    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

    LEXO GJITHASHTU

    Gjilani sot përballet me një nga skuadrat më të forta në Shqipëri

    June 26, 2022

    Reagon Komuna e Podujevës lidhur me 10 mijë eurot për KF Llapin

    June 26, 2022

    Ekskluzive: Pamje brenda ‘gërmadhës’ olimpike “Adem Jashari”

    June 25, 2022

    ZYRTARE: Viktor Kuka bëhet me skuadër të re

    June 25, 2022
    AKTUALE

    Ndeshje kontrolluese: Drita dhe Ballkani përballen mes vete, Gjilani dhe Llapi luajnë me këto skuadra

    June 26, 2022

    Gjilani sot përballet me një nga skuadrat më të forta në Shqipëri

    June 26, 2022

    Reagon Komuna e Podujevës lidhur me 10 mijë eurot për KF Llapin

    June 26, 2022

    Zyrtare: Llapi transferon një sulmues malazez

    June 25, 2022
    TË TJERA

    Broja dhe 70 milionë paund për rikthimin e bujshëm, Chelsea sakrifikon shqiptarin

    June 26, 2022

    Fenerbahce-Tirana, një lojtar mbyll përfundimisht historinë e tij! Trajneri e largoi pas 25 minutash lojë

    June 26, 2022

    Ish-mesfushori i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës italiane

    June 26, 2022
    Korrekt Sport
    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    • Ballina
    • Futbolli vendor
    • Kosova
    • Shqipëria
    • Rajoni
    • Bota
    • Futsall
    • Femrat
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.